Ushtria Çlirimtare në Siri e krijuar nga iranianët. Modeli “Hezbollah” po jep fryte për Teheranin zyrtar

Postuar në 20 Gusht, 2016 22:00

Irani është i përfshirë aktualisht në tre fronte ku zhvillohen luftime: Irak, Siri dhe Jemen. Për të përmbushur objektivat e vet, Teherani zyrtar ka konceptuar strategjinë e Ushtrisë Çlirimtare, e cila ngrihet mbi trupat vendase në vendet ku ka kriza. Gjithnjë Irani operon në vendet myslimane ku tensionet për pushtet mes shiitëve dhe sunitëve janë aktive. Ushtria është krijuar nga Garda Revolucionare, e cila sipas kreut të saj, Mohammad Ali Al Falaki, në Siri operon nën komandën e Qassem Soleimani. Në ndryshim nga qasja amerikane e ndërhyrjes direkte, Falaki ka zbuluar një tjetër mendim të Teheranit:

Nuk është e mençur që forcat iraniane të përfshihen direkt në luftime në Siri. Kështu që roli ynë duhet të kufizohet në trajnim, furnizim dhe përgatitjen e sirianëve për të luftuar në zonat e tyre”.

Falaki i ka shprehur këto mendime në një intervistë për “Al Mashriq”, e cila citohet nga “Al Jazeera”. Strategjia është shumë funksionale dhe ajo është testuar fillimisht me grupin shiit Hezbollah në Liban. Nga një bërthamë njerëzisht, sot Hezbollah, me ndihmën edhe të gabimeve izraelite të luftës së fundit në Liban, u transformua në ushtri e parti politike, që peshon shumë në balancën e përballjeve në terren. Më tej në Irak, pas ndërhyrjes amerikane, Irani ka arritur të mos lejoj që fitorja ushtarake amerikane mbi Sadam Husein të konvertohet në një gitore politike. Sot në Bagdad drejton një qeveri shiite dhe për të ardhmen e këtij vendi skenarët orientohen drejt një ndarjeje.

Në Siri, Irani vepron prej kohësh dhe së fundmi ka hapur bazat e veta për forcat ajrore ruse, ndërkohë që lufitmet e fundit në Jemen, aty ku që nga viti 1990 zhvillohet një përballje mes shiitëve dhe sunitëve, po anojnë sërish nga shiitët. Sot mediat përcollën lajmin se personeli amerikan prej 45 vetash që mbështet dhe këshillon komandën e Arabisë Saudite në ndërhyrjen e vet në Jemen është tërhequr. Është zgjerim konstant i ndikikimit iranian duke mbushur atë vakuum që lë pas Perëndimi. Kjo pa përmendur potencialin destabilizues që ka një çështje si çështja kurde, e cila prek të paktën tri shtete: Sirinë, Irakun dhe Turqinë. 

http://www.aljazeera.com/news/2016/08/iran-raises-force-deploy-arab-stat...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.