Linja Francë-Iran, debate për veshjen e stafit të kompanisë “Air France”. Teherani kërkon shami për femrat

Postuar në 02 Prill, 2016 21:35

Me pantallona, xhaketë të gjatë deri në gjunjtë dhe shami. Irani bëhet sërish lajm me kërkesat për sjelljen e femrave dhe veshjen e tyre. Kësaj radhe kërkesa i shkon “Air France” dhe pikërisht për stafin e kompanisë, përfshirë stjuardesat. Në këtë çështje kanë lindur polemika, pasi stafi nuk ka ndërmend që të veshë një uniformë të imponuar nga Irani, me të cilin Franca rivendos lidhjen ajrore civile pas 8 muajsh. "Nuk duam polemika, nuk na takon ne të japim një gjykim mbi shaminë në Iran. Ajo që denoncojmë është detyrimi”, ka deklaruar sekretari i sindikatës Francois Redolfi në “FranceTv”, raporton “Ansa”. Kompania ka deklaruar se do të kërkojë kompensim, po debati është gati absurd. Aq sa na kujton atë që ndodhi në Itali me vizitën e fundit të presidnetit iranian, ku me këtë rast statujave antike me të cilat krenohet Italia dhe për të cilat na thuhet se janë simbole të një qytetërimi prej nga zë fill qytetërimi perëndimor, u ishte hedhur një batanije a mbulesë sipër. 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Cila asht dallimi ne mes "ekstramistave" islamike dhe "parimeve" islamike ?

Submitted by Filip SCUTARI (not verified) on

Tedeschino, mos u fut ne filozofi islame, se nuk mundesh me dale dot. Nuk po jane te zot te vetet e jo ti i POPIT me veladon.
Merru me katolicizmin, me jeziute e franceskaj , mbasi i kupton, e ke fene tende. Ne Shkoder, i thone, ke fene e tyt et. Kjo, per humor, jo per te te fyer.
Ndersa sa per stjuardesat, le t'i vene burra, dhe zgjidhet kjo pune. Problemi eshte se mbase i duan edhe te bere synet. Kjo mbetet per diskutim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.