Sensibilizim me viktimat, por jo me Turqinë*
Që prej vitit 1970, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka kritikuar vazhdimisht Turqinë për sjelljen e saj ndaj popullsisë kurde në jug të vendit. Megjithatë, situata mbetet ende shqetësuese edhe sot, në vitin 2016.
Me të drejtë shumë njerëz pyesin: Përse Franca dhe Belgjika kanë më shumë rëndësi se Turqia? A nuk janë turqit të barabartë me francezët dhe belgët? Për Europën e vlerave dhe të parimeve, jeta e njeriut nuk është e njësoj e vlefshme? Përse ky standard i dyfishtë?
Të gjitha këto pyetje e kanë përgjigjen brenda tyre dhe ajo është: Vetë Turqia.
Është gabim të krahasojmë sulmet terroriste të ISIS në Paris dhe Bruksel, me ato që ndodhin në Stamboll dhe Ankara.
E para sepse nuk është ISIS ai që sulmon Turqinë, edhe pse gjendet pranë dhe brenda saj, por janë kurdët ata që prej vitit 1978 organizojnë sulme terroriste në këtë vend. E dyta, sulmet në Europë janë diçka e re, fenomen i ri që kërkohet të shitet si i lidhur me të kaluarën e këtyre vendeve, në raport me shtetet nga vijnë terroristët, ndërsa sulmet në Turqi janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi.
Të sqarojmë pikën e parë: Përse ISIS sulmon Europën? Askush nuk di t’i përgjigjet saktë kësaj pyetjeje. Dikush thotë se ata po kërkojnë të hakmerren ndaj ish-vendeve kolonizatore, pra ndaj historisë, dikush e lidh me luftën në Irak dhe dikush tjetër i bie më shkurt duke thënë se këtë punë kanë terroristët.
Në fakt nuk ka asnjë arsye se përse ISIS sulmon Europën, pëveç se ajo organizatë terroriste po kërkon të faktorizohet ndërkombëtarisht dhe nëse ajo kthehet në një subjekt të së drejtës ndërkombëtare, çka realisht është bërë, atëherë shtetet duhet të ulen në bisedime më të, të njohin legjitimitetin e saj, të njohin Shtetin Islamik dhe territoret që ai kontrollon.
Pra për ta thënë shkurtimisht, qytetarët e Europës po vuajnë kot, për një kapriço të disa terroristëve që kërkojnë të gjejnë vendin e tyre në anarkinë globale.
Të kthehemi te Turqia dhe konflikti me kurdët. Ka nisur që në vitin 1978 dhe deri më sot rreth 40 mijë persona kanë humbur jetën, shumica e tyre civilë kurdë. Vetëm brenda një viti, nga 1993-1994, në Turqi u vranë 3,200 kurdë dhe kjo ngjarje ka hyrë në histori si “vrasjet misterioze”, pasi nuk ka fajtor.
Shkurtimisht: Kurdët përbëjnë rreth 20% të popullësisë së Turqisë. Prej vitesh ata kërkojnë pavarësinë, por kjo kundërshtohet nga Ankaraja. Konflikti ka përshkallëzuar disa herë në luftë të ashpër dhe partitë politike kurde në Turqi shpallen si terroriste nga qeveria. Kurdët janë një komb rreth 40 milionë dhe të ndarë në 4 shtete në Lindjen e Mesme. Ata nuk e kanë një shtet të tyrin.
Pra, sulmet terroriste që dëgjojmë sot në Turqi dhe ku mbesin të vrarë civilë të pafajshëm, vijnë si rrjedhojë e një konflikti disavjeçar mes vetë Turqisë dhe popullsisë së saj, kurdëve.
Solidaritet me viktimat, solidaritet me turqit, solidaritet me kurdët, por jo solidarizim me Turqinë dhe terroristët kurdë.
Pika e dytë: Në Europë sulmet terroriste janë kryesisht një fenomen i ri. Ishte Al Kaeda organizata e parë e huaj që organizoi sulme terroriste në Londër dhe Madrid, pas viteve 2000. Deri në atë kohë, shtete të veçanta si Spanja apo Irlanda e Veriut ishin përballur me grupe terroriste që godisin brenda kufijve të tyre dhe lidheshin me çështje historike të brendshme.
Siç e thashë më lart, ISIS nuk e ka një argument për sulmet në Europë. Ata përpiqen të kapen te e shkuara e Francës dhe Belgjikës, por kjo nuk është arsye. Periudha e kolonializimit u mbyll me shekullin që lamë pas. Vendet e Mesdheut prej dekadash qeverisen tashmë nga qeveritë e tyre, pavarësisht sa probleme kanë pasur ato.
Ndërsa për Francën konflikti shihet si i “mbartur” nga e shkuara, në Turqi ajo është e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi. Kur ISIS të dobësohet dhe kurdët të fitojnë terren akoma më të madh në Siri, nuk është çudi të shohim avionët turq duke bombarduar qytetet siriane me popullsi kurde.
Turqia nuk i do kurdët të fortë në Siri, nuk i do të fortë në Irak dhe aq më pak brenda vetes, brenda kufijve të saj.
Nëse kërkonit një arsye përse Franca dhe Belgjika e jo Turqia atëherë po e përsëris: Solidaritet me viktimat, solidaritet me turqit, solidaritet me kurdët, por jo solidarizim me Turqinë dhe terroristët kurdë.
*Titulli origjinal: Përse të sensibilizohemi me Turqinë dhe jo me viktimat e saj
Shënim: Dërguar në adresën elektronike të redaksisë nën autorësinë: Artist Pena
Comments
Muslimant e brezit te dyte ne Europe
Ne pergjithesi jam dakort me shkrimin.
1-Ne lidhje me Turqine neo-osmane te Erdoganit du te vè ne dukje se ai vete ka pohue botnisht se don te ringjalle Turqine Osmane. Aqe e vertete sa na kerkon neve shqiptarve ta quejme Turqine Osmane "administruese" dhe jo pushtuese. Asnji vend prendimor nuk permend kohen e kolonjalizmit, sepse i ka ike koha dhe do te ishte ne kundrasens me politiken botnore te sotme.
Ndersa vendet prendimore e kan lane te kauemen e tyne, Erdogan perpiqet te ndjek te njajten vij si ne kohen e Turqise Osmane. Nuk arrine ta kuptoje se e kalumja ka ike per te gjithe perfshie e dhe Erdoganin. Erdoganin e perdore Amerika per qellimet e veta, por edhe kesaj do ti kaloje koha (se bashku me turkofilat arnaut-shqiptar).
2-Lufta e kurdve per tu bashkue asht nji lufte e drejte dhe e padiskutueshme.
3- Disa analist te majte europian don te justifikojne sulmet terroriste islame ne Europe nga bijte e emigrantve te vendeve muslimane te periudhes se mbas luftes dyte botnore. Keto analist thone se shkak i ketyne veprimeve terroriste nga brezi i dyte i emigrantve musliman (si maroken etj) asht sepse nga vendet europiane nuk asht ba asnji perpjekje per ti integrue ne shoqnine europiane keto bijte e brezit te dyte. Kjo teze asht logjikisht e gabueme. Pa kalue tek brezi i dyte i emigrantve shqiptar (pamvarsisht nga besimi kristjan o musliman) shumica dermuese e shqiptarve ne boten prendimora jane te inseruem dhe mire bile. Shume prej tyne as qe dallohen nga europiant. Pergzoj shqiptart ne pergjithesi, perjashtue kriminelat ordiner.
Cili asht shkaku qe brezi i dyte i emigrantcìve musliman afro-aziatike nuk po integrohen ne Europe?
Europa simbas kultures se vet mbeshtet emigrantet te kultivojne kulturen e etnise se seicilit grup emigrantash. Keshtu ketyne muslimanve afro-aziatik u lejon te ndertojne xhami (bile edhe jolegale) te cilat drejtohen nga hoxhallar qe as e njohin as gjuhen as kulturen e vendit ku jane emigrantet. Keto hoxhallar vazhdojne ti bijne fyllit te vet si te ishin ne Marok apo Arabi Saudite. Ne kete menyre brezi i dyte infektohet dhe brumoset me idete e islamit intolerant, ne vend qe te krijojne lidhje shpirtnore dhe kulturale me vendin prites. Ky fak tregon INJORANCEN E EUROPIANVE sepse as qe e njohin fare islamin origjinal. Problemi nuk zgjidhet menjihere, as me polici e as me ushtri. Europa asht kujtue vone per kete pune pa mend qe ka ba. Nga ana tjeter keto emigrant musliman te brezit te dyte apo te trete, ne qofte se nuk do ta ndjene vehten te knaqun apo te integruem ne Europe, keto munden te kethehen lirisht ne vendet e origjines se vet ku mund te gjinden mire ne mes te vllazenve te vet. Por keto musliman emogranta afro-aziatike kan nji kontradikte te mbrendshme: Nga njena ane done te kene te mirat e sistemi europian (qe sigurohet vetem nepermjet punes) dhe sistemi sheriatik ku naften e marrin sheiket dhe popullin e vet musliman e lane ne injorance dhe fukarallek te plote.
www
ja paske fut kote
Add new comment