Kotzias: Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë, ka zgjidhje për interpretimet ligjore që shqetësojnë palën shqiptare

Postuar në 22 Mars, 2016 11:20

Athina konsideron se "ligji i luftës" është pa fuqi dhe se mes dy vendeve nuk ka gjendje lufte. Pyetjes së një gazetari në konferencën e dy ministrave të jashtëm të hënën në Athinë, kreu i diplomacisë greke i përgjigj duke sjellë në vëmendje vendime apo traktate që rrëzojnë çdo pretendim për gjendje lufte mes dy vendeve. "Greqia nuk është në luftë me Shqipërinë. Këtë e vërteton edhe deklarata e Këshillit të Ministrave në vitin 1987, e vërteton edhe traktati i miqësisë i vitit 1996. Nëse për palën shqiptare ka çështje ligjore që kanë nevojë të rishihen për nga interpretimi, ekziston mekanizmi dhe rruga e zgjidhjes"-theksoi Kotzias. Gjatë vizitës në Athinë ministri i Jashtë shqiptar, Ditmir Bushati kërkoi abrogimin e ligjit të luftës.

http://www.mfa.gr/epikairotita/proto-thema/koines-deloseis-upourgou-exot...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.