Gati ushtria për të mos lejuar hyrjen e emigrantëve në Shqipëri
Shqipëria mund të përdorë edhe ushtrinë për të kontrolluar vijën kufitare në rast të një fluksi të mundshëm refugjatësh nga Greqia. Drejtori i Përgjithshëm i kufirit në policinë e shtetit Genc Merepeza dekalroi se aktualisht pikat doganore dhe rrugët ku mendohet se mund të lëvizin ata, po kontrollohen nga policia, e cila i ka shtuar sherbimet. “Në rastet që është e papërballueshme nga policia kufitare do aktivizohen të gjithë përfaqësuesit e autoriteteve që veprojnë. Duke mos përfshirë vetëm ushtrinë, por Ministria e Shëndetësisë, pushteti lokal, organizma joqeveritare e ndërkombëtare"-theksoi Merepenza. Efektivët e policisë kufitare do të asistohen edhe nga një grup i policisë italiane. Nëse situata do të përshkallëzohet atëherë në veprim do të futen forcat e armatosura, çka tregon vendosmërinë e qeverisë për të mos hapur kufijtë, ndonëse kreu i kuvendit Ilir Meta tha nga Gjirokastra se nëse do të jetë e nevojshme Shqipëria do të ofrojë kapacitetet që ka.
Comments
Ne radhe te pare, jam
Ne radhe te pare, jam NACIONALIST.
Ne radhe te dyte, jam NACIONALIST.
Ne radhe te trete, jam NACIONALIST.
Dhe pastaj, duke u menduar mire, jam nje cike internacionalist.
Add new comment