Partia e para...
Sot nga Partia Socialiste pati një hemoragji të kontrolluar lajme-debatesh në krye të të cilave qëndronin disa flamurtarë. Flamurtarë të mësimeve praktike post-KPD, që kaq shumë e kanë stërvitur instinktin e rracës socialiste, për të lehur siç duhet, por kuptohet duke e ndihmuar karvanin të ecë, e jo duke e penguar.
Sot ishte ditë e veçantë: mediat, që urrehen masivisht nga rraca e socialistëve që janë në krye të PS-së, raportuan se paska patur një diskutim gati ideologjik në Asamble: Shqipëria apo Partia?
Ben Blushi tha “Shqipëria”, kurse disa të tjerë, si Pandeli Majko, Taulant Balla apo Ditmir Bushati thuhet se janë shprehur për prioritetin e partisë. Natyrisht këto nuk janë të sigurta sesa të vërteta janë, sidomos për Majkon, që tani që po i krruhet shumë për t’u bërë president, nuk i lejohet të bëjë shkarje të tilla, por në çdo rast, kur një parti katandiset si PD-ja, të gjitha hamendësimet janë legjitime. Këta të tre janë protagonistë të debatit të fundit, pasi po shfaqen si shtojca të korit të dikurshëm partizan, që përsërit e përsërit trimërinë e komandantit. Po të kishte Shqipëria një bon sens, apo shpirt krijues, këta do t’i nderonte duke i ngritur deri në stadin e personazhit, pavarësisht se cilësorët do të jenë të kufizuar, gjithnjë sipas sjelljes që kanë bërë.
Jo se po shtiem në punë imagjinatën, se kjo është e vyer, por thjesht po ngasim gallatën që krijojnë njerëz të tillë, të cilëve duhet t’u heqim kapelen: janë aty e na drejtojnë. Për ku? Në drejtimin e duhur, natyrisht, aty ku me siguri do të arrijmë kur të na ketë filluar të na pëlqejë doku, ose teritali. Meqenëse këta kanë zgjedhur partinë si të parë, dhe kanë të drejtë se i ka bërë deputetë, të spekullojmë sikur Shqipëria t’u jepte një detyrë. Këtu na vjen në ndihmë rasti i xha Sulos, burrë me namuz, të cilit sekretarja e Kooperativës, i caktoi pa të keq detyrën e rojtarit të pulave. Ja edhe detyrat, që ne mendojmë se këta meritojnë, gjithnjë pa të keq, si sekretarja, e për të cilat mendojmë se janë të talentuar:
Add new comment