Brukseli do të ketë akses në informacionin e klasifikuar nga Shqipëria. Përfshirë edhe përgjimin e telefonatave

Postuar në 05 Mars, 2016 12:12

Përfaqësuesja e Lartë për Siguri në BE, Federica Mogherini iku nga Tirana edhe me një marrëveshje të cilën qeveria shqiptare nuk ia komunikon qytetarëve të vet. Portali “Tesheshi.com” shkruan se marrëveshja i jep të drejtë zyrës që drejtohet nga Mogherini që të ketë akses në përgjimin e telefonatave hyrëse dhe dalëse nga Shqipëria. “Përveç çështjeve të telefonatave, çdo informacion teknologjik nga pikat kufitare shqiptare, si nga kamerat e vendosura në pikat doganore, do të kalojë në qendrën e sigurisë e cila ndodhet në kryeqytetin e Bashkimit Europian, në Bruksel”, raporton faqja në fjal që përcjhell edhe këtë pjesë nga teksti i marrëveshjes:

Informacioni i klasifikuar do të transmetohet nga njëra palë tek tjetra nëpërmjet kanaleve diplomatike. Në rastet kur legjislacioni i vendit të origjinës parashikon mënyrë të ndryshme për transmetimin atëherë ai do të kryhet në bazë të tij.

Gjithashtu, Autoritetet e Sigurisë së palëve, me marrëveshje të përbashkët, mund të bien dakord që informacioni i klasifikuar mund të dërgohet me mjete të ndryshme nga ato të kanaleve diplomatike, nëse kjo metodë transmetimi duket e papërshtatshme ose e vështirë.

Marrëveshja parashikon rastet kur njëra prej palëve, që ka ndërmend të lidhë ose të autorizojë një prej palëve të saj kontraktuese, të lidhë një kontratë të klasifikuar me një palë kontraktuese të palës tjetër. Autoritetet e Sigurisë së palëve, në marrëveshje, kontrollojnë që kjo palë kontraktuese ka nivelin e përshtatshëm të certifikatës së sigurisë për të përmbushur kontratën e klasifikuar. Në mungesë të një certifikate të tillë, Autoriteti i Sigurisë së palës marrëse fillon procedurën e çertifikimit të palës kontraktuese në nivelin e përshtatshëm të sigurisë”

http://tesheshi.com/ana-e-panjohur-e-vizites-se-mogherini-t-marreveshja-...

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Kete t'a kishim bere me kohe.
Qenkemi te vonuar.
Por, a mos nenkupton ndonje lloj protektorati kjo gje ? E kam kete mendim, ndofta edhe nga mungesa e informacionit te cunguar qe kam.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.