“Zika” provokon edhe sindromën “Guillain-Barré”, një çrregullim i rëndë neurologjik
Virusi “Zika” që është përhapur masivisht në Amerikën Latine, vijon të prodhojë lajme jo të mira. Përveç viktimave të para të tij që janë fëmijët e porsalindur, u zbulua se ka raste që ky virus t’i çojë fëmijet e prekur nga mikroqefalia drejt verbimit. Por kjo është një mundësi me incidencë të ulët. Dje BBC-ja raportonte për një studim të fundit, sipas të cilit ”Zika” mund të çojë në prekjen nga sindroma “Guillain-Barré”, i cili është një çrregullim i rëndë neurologjik. Studimi u krye mbi 42 kampione gjaku që ishin prekun nga virusi dhe u vu re se çrregullimi u zhvillua gjashtë ditë pas infektimit. Sindroma në fjalë çon në dobësim muskujsh dhe problem e frymëmarrjeje në raste më të rënda që kërkojnë kujdes intensiv. Incidenca e këtij kalimi është 1 në 4000. Gjithsesi e mira është se pas infektimit pacientët rikuperojnë, ndonëse në disa raste janë dashur muaj.
Add new comment