Taksa e ndikimit në infrastrukturë në Gjykatë Kushtetuese?

Postuar në 28 Shkurt, 2016 15:32

Edhe taksa e ndikimit në infrastrukturë që është vendosur së fundmi mnga Bashkia e Tiranës, do të shkojë drejt Gjykatës Kushtetuese. Shoqata e Ndërtuesve është iniciatore e kundërshtimit të saj, duke pretenduar se mënyra e re e përllogaritjes së saj, ka çuar në dhjetë fishim të barrës fiskale. Lajmi bëhet i ditur nga “ABC NEWS”, që referon se “përfaqësuesit e shoqatës bëjnë të ditur se kanë zgjedhur kompaninë ligjore që do të prezantojë në Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e kësaj takse. Sipas tyre, taksa mbi infrastrukturën nënkupton ofromin e shërbimeve publike përreth ndërtimit, rrugën, instalimin e linjave të energjisë elektrike, ujësjellës etj.. Por, të gjitha këto shërbime, ndërtuesit thonë se i bëjnë vetë, çka dyfishon shpenzimet për ndikimin në infrastrukturë”.  

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/67830

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.