infrastrukture
Jemi pas Ruandës për cilësinë e investimeve në infrastrukturë
Fondi Monetar Ndërkombëtar e rendit Shqipërinë si vendin e parafundit për cilësinë e infrastrukturës edhe pse taksapaguesit shqiptarë kanë investime miliarda euro për investime publike. Sipas FMN, për periudhën 2005-2016, qeveria shqiptare ka shpenzuar çdo vit mesatarisht 5.5 për qind të prodhimit kombëtar për vepra publike, kryesisht rrugë, porte dhe segmente të tjera të infrastrukturës.
S'kemi rrugë tjetër, na duhen investime të mëdha
Debati nëse Qeveria ka përmbushur prtishmëritë në planin ekonomik është një nga dy shtylla që dominon retorikën politikë në vend, por edhe matësi për efiçencën e politikave që ka ndjekur koalicioni i majtë në këtë drejtim. Ka një klimë pakënaqësie për "diktaturën" fiskale që ka ndjekur qeveria dhe represionin ndaj biznesit çka është reflektuar edhe në interesin në rënie të investitorëve të huaj për Shqipërinë.
Investimet në nivelin më të ulët që prej vitit 2008
Shpenzimet për investime në ekonominë shqiptare arritën nivelin më të ulët në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto që nga viti 2008 dhe janë shumë poshtë mesatares historike, sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë.
Në fund të vitit 2015 raporti i shpenzimeve për investime ndaj PBB-së rezultoi 26.5%, duke qenë poshtë peshës mesatare historike prej 28.7% për periudhën 2008 – 2014, analizon institucioni qendror bankar.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë në Gjykatë Kushtetuese?
Edhe taksa e ndikimit në infrastrukturë që është vendosur së fundmi mnga Bashkia e Tiranës, do të shkojë drejt Gjykatës Kushtetuese. Shoqata e Ndërtuesve është iniciatore e kundërshtimit të saj, duke pretenduar se mënyra e re e përllogaritjes së saj, ka çuar në dhjetë fishim të barrës fiskale. Lajmi bëhet i ditur nga “ABC NEWS”, që referon se “përfaqësuesit e shoqatës bëjnë të ditur se kanë zgjedhur kompaninë ligjore që do të prezantojë në Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e kësaj takse.