Për vezët e opozitës
Reagimin e opozitës në parlament kryeministri Rama e ka komentuar me një postim në rrjetet sociale, ku thotë se këto veprime janë rezultat i një degradimi të plotë të opozitës në këto dy vjet.
“Kur një parti politike përdor vezët për t’u shprehur, ka ardhur në pikën e një shterrimi të plotë. I kanë shteruar idetë dhe arsyeja. I kanë shterruar energjitë dhe durimi. I ka shterruar fuqia për të imagjinuar, pa të cilën jeta është një lëngatë e pafundme.Që një parti të katandiset në pikën që të përdorë vezët, duhet të ketë humbur kuptimin e vetvetes dhe çdo ndjenjë përgjegjësie për çka të tjerët mund të mendojnë për të”-thekson Rama.
Kryeministri shkruan se nndryshe nga kolegët e tij nuk mendon se protesta me vezë e opozitës ka për qëllim të pengojë reformën në drejtësi. Sipas tij Partia Demokratike ka ardhur në një pikë shterimi për shkak se nuk mundi asnjëherë dot, të ringrihej realisht nga fusha e disfatës së 23 qershorit 2013
“Edhe vetë histeria e 24 orëve të fundit, për një deputet të përjashtuar me kohë nga radhët e koalicionit qeverisës, i cili për më tepër u vetëpezullua nga aktiviteti i Kuvendit, është inercia e kacafytjes me hijet; në kushtet e shterrimit total të fuqisë për të imagjinuar të nesërmen. Çka e bën opozitarizmin e Partisë Demokratike një zvarritje në dëshpërim. Ku vezët janë thjesht një kulmim i trishtueshëm i dëshpërimit”-shprehet kryeministri.
Comments
mira ja u bejne
Po keta politikane nuk duan tju biesh me veze, por me mitraloz
Add new comment