“Asgjë nuk mund ta shpëtojë Assadin. As të gjithë shiitët dhe Rusia bashkë”
Arabia Saudite është një ndër aktorët kryesorë të luftës që zhvillohet në Siri. Axhenda e saj është shumë e qartë, ndoshta më e qarta ndër të gjitha axhendat: largim i Bashar Al Asadit nga pushteti dhe ndërprerja e një aksi shiit në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për revistën e njohur gjermane “Spiegel”, ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, ka deklaruar se vendi i tij mbështet Procesin e Vjenës dhe se në persepktivë është e qartë se Siria do të jetë pa Assadin. Ndërkohë që ka bërë këto vlerësime, Al Jubeir, ka shtuar se plani për vendosjen e sistemev tokë-ajër për rebelët e opozitës është i mundshëm, sikurse eventualiteti i një operacioni tokësor, nëse ky do të drejtohet nga SHBA. Luftë e Tretë Boëtrore? Al Jubeir thotë “jo”, ndonëse problemi për të janë shitët. “Mendoj se ky ëhstë një mbidramatizim. Të mos harrojmë: E gjitha kjo filloi kur fëmijë 8-9 vjeçarë shkruajnë grafite në mure. Prindërve të tyre iu tha: “Nuk do t’i shihni më. Nëse doni të keni fëmijë, shkoni te gruaja dhe bëni të tjerë”. Njerëzit e Assadit u rebeluan. Ai i shtypi ata brutalisht. Por ushtria e tij nuk mund ta mbronte atë. Kështu që ai kërkoi ndihmën e iranianëve që dërguan Gardën Revolucionare në Siri; ata sollën aty edhe milicinë shiite, Hezbollahun nga Libani, milici nga Iraku, Pakistani, Afganistan, të gjithë Shiitët në ndihmë. Pastaj ai solli Rusinë dhe Rusia nuk ka për ta shpëtuar. Në të njëjtën kohë kemi një luftë kundër Daesh në Siri”, deklaron ai.
Duket se Assad ka prishur shumë nerva dhe ka provokuar shumë shpenzime të paparashikuara në Lindjen e Mesme, përderisa ministri saudit flet në mënyrë kaq kategorike. E ndërkohë që ai nënvizon se asgjë nuk do ta hspëtojë Assad, as edhe mborjtja e supozuar e shiitëve dhe Rusisë, të gjithë aktorë që po përdorin armët, është e pakuptueshme, sesi mund të mos flitet një luftë në shkallë globale, apo ku janë të implikuar shumë aktorë? Në planin gazetaresk, bie në sy se ndonëse Al Jubeir është ministër në një vend që bën pjesë në Lindjen e Mesme, për asnjë çast ai nuk është pyetur se: Çfarë kërkon Arabia apo ndonjë vend tjetër me pushtetin dhe vendimmarrjen në Siri?
http://www.spiegel.de/international/world/interview-with-saudi-foreign-m...
Comments
?
Rusia ju kthen ne pluhur per 1 ore,o neandertal.
Add new comment