A po shkon Presidenti shkon drejt shkeljes së Kushtetutës për afatin e emërimit të një ministri?
Presidenti i Republikës nuk do të dekretojë emërimin e Arben Ahmetajt në detyrën e ministrit të Financave dhe të Milva Ikonomit në detyrën e ministrit të Ekonomisë, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Këtë e raporton Tv Klan, që ka burime të mjaftueshme në Presidencë. “Presidenti i Republikës nuk do t’i dekretojë emërimet e Arben Ahmetajt dhe Milva Ekonomit në Ministrinë e Financave dhe atë të Ekonomisë. Derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet për kërkesën që ai i dërgoi një ditë më parë, dy dekretet do të mbeten pa firmë, pavarësisht afatit 7 ditor që parashikon Kushtetuta”, raporton Tv Klan(http://tvklan.al/web/dekretet-per-emerimin-e-dy-ministravepresidenti-do-...).
Mirëpo Kushtetuta parashikon qartë se Presidenti duhet të shprehet brenda 7 ditëve dhe ky është një detyrim taksativ që nuk lidhet me asnjë procedurë tjetër, që mund t’i shkaktojë Bujar Nishanit dilema të reja nga ato që ka aktualisht. Ndaj në kontesktin e iniciativës së tij të fundit për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për një kompetencë që e ka ushtruar shumë herë, pa dilema dhe normalisht gjatë kësaj periudhe që e emëruan president, mundet fare mirë të shtrohet një hipotezë: A ka gjasa që PS-ja apo qeveria të pyesë Gjykatën Kushtetuese nëse Presidenti ka shkelur ose jo Kushtetutën me shkeljen e një afti të përcaktuar qartë si detyrim kushtetues në nenin 98? Do të ishte me shumë interes të dihej sesi e sheh Gjykata Nishanin në raport me një detyrim kaq të qartë, duke sqaruar kështu edhe aftësinë e Bujar Nishanit për të qëndruar në detyrë. Fundja këtu kemi të bëjmë jo me fjali kushtore, por vetëm Dëftore:
Neni 98
1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.
Add new comment