Letër për interpretimin e shkeljeve statutore. PS-ja në debatin e disa viteve më parë
Kishte vite që nuk i dëgjohej më emri, por këto ditë Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste do të duhet të shprehet për zbatimin e dokumentit kryesor të partisë: Statutin. Përmes një letre të firmosur nga disa përfaqësues, anëtarë të PS-së, kërkohet interpretim për shkeljet që ata kanë konstatuar. “Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 3 pika 1 të Statutit të PS që sanksionin parimin e kolegjialitetit, në lidhje me drejtimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Kryesisë së PS, që prej vitit 2013, e deri në ditën e kësaj kërkese. Kërkojmë, zbatimin dhe interpretimin e nenit 4 pika 6, dhe të nenit 8 pika 3, të Statutit të PS, në mënyrë që të respektohet dhe garantohet e drejta kushtetuese, ligjore dhe statutore e çdo anëtari të PS, për të zgjedhur, e për t’u zgjedhur në të gjitha organet drejtuese të partisë, përmes një procesi konkurimi transparent dhe të bazuar në kritere të njohura”, thuhet në letrën e firmosur nga Rexhep Mejdani, Arta Dade, Mimoza Hafizi, Ben Blushi, Petrit Ago, Ndre Legisi, Marko Bello, Namik Kopliku, Mark Nikolli etj..
Add new comment