Britania me status të veçantë në BE, marrëveshje e fituar me “dhunë”
Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Europian janë dorëzuar para presionit të vazhdueshëm të Britanisë për të ndryshuar statusin e ishullit brenda Unionit në këmbim të qëndrimit të saj në BE. Bisedimet që zgjatën më shumë se 30 orë në Bruksel përfunduan me një marrëveshje të re që i jep Britanisë një status të veçantë brenda Bashkimit Europian.
Britania ka marrë pothuajse gjithçka deshi me Brukselin që ka bërë lëshime në shumë drejtime. Më e rëndësishme është se Britania do të vendosë kushte shumë të rrepta për asistencën sociale që do të përfitojnë emigrantët nga vendet e Bashkimit Europian. Në bazë të marrëveshjes Britania nuk do të adoptojë kurrë monedhën euro, por do të ketë të drejtë të jetë pjesë e vendimeve të eurozonës. “Dua që Britania të shijojë avantazhet e dy realiteteve”-deklaroi Cameron pas marrëveshjes.
Ndërsa presidenti i Komisionit Europian Donald Tusk u shpreh se “ përmes kësaj marrëveshje u përçua mesazhi se BE është gati të sakrifikojë një pjesë të interesave të saj për të mirën e përbashkët”. Gjithsesi fjalën e fundit për qëndrimin ose jo të Britanisë në Bashkimin Europian do ta kenë britanikët në referendumin që do të zhvillohet për këtë çështje.
Add new comment