“Muxhahedinët" shqiptarë

Postuar në 16 Shkurt, 2016 10:51

Teksa Shqipëria po përgatitet të presë më shumë se 2 mijë muxhahedinë iranianë dhe lëvrimin e një fondi 20 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara, lidhjet e politikës shqiptare me opozitën iraniane duket të jenë të konsoliduara. Në konferencën që u mbajt në Paris në vitin 2014, një delagacion i parlamentit shqiptar shprehu admirimin për muxhahedinët iranianë në një aktivitet të opozitës në ekzil. Spikati fjala e dy ish-kryeministrave, Sali Berisha dhe Pandeli Majko, të cilët folën në emër të popullit shqiptar për ndjenjat e lirisë,humanizmit dhe opozitarizmit. Gazeta Shqiptare ka zbardhur një pjesë nga fjalimet e dy ish-kryeministrave.

Pandeli Majko:

“Kur erdha për herë të parë në aktivitetin tuaj gjysma e kolegëve të mi më thanë, ku je duke shkuar. Muxhahedinët janë terroristë dhe sigurisht erdha me këtë ide. Dhe pastaj hap pas hapi bëra shumë miq. Por dy prej tyre u bënë më special, Hasan e Medi. Hasan i cili është një terrorist i vërtetë për akullore dhe sa herë takoheshim një herë në tre-katër ditë diskutonim për situtën në Lindjen e Mesme. Në emër të të gjithë miqve të mi ne kemi ardhur këtu të themi ‘men muxhahed hastan” (ne jemi muxhahed). Unë kam një ëndërr, të vij vij së shpejti në Teheran i ftuar nga ju, për të ngrënë një akullore iraniane”

Sali Berisha:

“Erdha me shumë dëshirë këtu t’ju sjell përshëndetjet e bashkëqytetarëve tuaj, muxhahedinëve të Tiranës, një komuniteti të vogël të mrekullueshëm, që një vit më parë lanë kampin Liberty dhe erdhën në kryeqytetin tonë. Një vit më parë qeveria amerikane dhe miqtë tuaj evropianë më kërkuan të marrë një vendim dhe në fund unë nuk hezitova aspak, në kuadër të të drejtave të njeriut. Unë shpresoj që qeveria aktuale e Shqipërisë të marrë të njëjtin vendim për bashkëpatriotët tuaj që mund të vijnë nga kampi Liberty”

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

Amerikanet mund ta kerkojne nje gje te tille.... por a ka kapacitet Shqiperia te merret me horra mediorientale te kalibrit te ketyre?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.