Siguria kibernetike, thembra e Akilit për SHBA. Nga avantazh strategjik, interneti dhe teknologjia po kthehen në sfidë themelore
Siguria kibernetike konsiderohet së fundmi si thembra e Akilit për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Administra Obama e ka ngritur këtë shqetësim në nivelin më të lartë dhe Presidenti amerikan deklaroi para pak ditësh se “siguria e Amerikës do të thotë edhe të përmirësosh sigurinë online”. Në një shkrim të revistës “Foreign Policy”, shkruhet se ai që deri më dje konsiderohej si avntazh strategjik, sot po kthehet në kërcënimin kryesor. Interneti me të gjitha shërbimet që derivojnë prej tij, e kanë kthyer SHBA-në në qendër sulmesh globale, të cilat sa vijnë e sofistikohen. Për këtë arsye është parë nevoja e financimit për sigurinë në këtë drejtim; javën e kaluar Shtëpia e Bardhë hartoi një propozim sipas të cilit do të shpenzohen 19 miliardë dollarë që përfshin shpenzimet federale, përmirësimin e sistemit kompjuterik federa dhe edukimin në çështjet e sigurisë kibernetike. Po kështu Presidenti amerikan, ka menduar të ngrejë një komision me ekspertë të jashtëm për të “sugjeruar dhe parashtruar rekomandime për sigurinë kompjuterike si dhe do të emërojë një drejtues federal për sigurinë e informacionit”.
Ky është hapi i parë në strukturimin e një strategjie të vërtetë ndaj sfidave shumë serioze të botës së re dixhitale. Problemi kryesor sot është hakerimi, sulmi i organizuar nga bota e krimit apo shtete si Rusia dhe Kina, sidomos në drejtim të sekreteve teknologjike. Vitin e aluar u fol edhe për sanksione ndaj Kinës pikërisht për të ndaluar spiunazhin ekonomik. Me të drejtë revista “FP” vë re se nëse sipas kësaj strategjie, SHBA i jep të drejtë vetes të përgjigjet sipas vendit, kohës dhe mënyrës që zgjedh, mbetet e paqartë se çfarë është në të vërtetë një sulm. Nuk është jo pak shqetësuese edhe një lajm i bërë publik pak javë më parë kur për herë të parë u godit sistemi elektronik i një impianti energjetik në Ukrainë, një sinjal që jep të kuptojë se paralizimi infrastrukturor i një shteti sot mund të realizohet edhe nga një grusht njerëzish.
http://foreignpolicy.com/2016/02/11/white-house-the-internet-may-be-a-st...
Add new comment