Zbulimi/Rruga e Qumështit po thithet nga Tërheqësi i Madh me shpejtësi 2 milionë km/orë

Postuar në 10 Shkurt, 2016 23:27

Një ekip shkencëtarësh nga Australia, Afrika e Jugut, SHBA dhe Holanda, kanë publikuar sot zbulimin e tyre në “Astronomical Journal”, sipas të cilit Rruga e Qumështit, galaktika jonë, po thithet bashkë me qindra galaktika të tjera nga një rajon me forcë gravitacionale të barbartë me 1 milion miliardë diej. Kjo zonë quhet Tërheqësi i Madh dhe është hipotetizuar kur në vitet ’70-’80 u konstatua divijimi i galaktikës sonë nga zgjerimi i përgjithshëm i universit. Zbulimi ka shumë rëndësi, pasi ndër të tjera, shkencëtarët kanë identifikuar edhe 883 galaktika të tjera, 1/3 e të cilave nuk ishte vënë re më parë. Kjo pasi shtë vetë galaktika jonë që pengon vëzhgimin astronomik, që kësaj radhe është realizuar nga radio teleskopin “CSIRO Parkers”, që është i pajisur me një marrës të ri. Galaktikat e sapozbuluara janë afër, vetëm 250 milionë vjet dritë nga Toka, që konisderohet jo shumë në termat astronomikë. “Ne nuk e kuptojmë se çfarë po e shkakton këtë përshpejtim gravitacional  të Rrugës së Qumështit dhe se nga vjen”, është shprehur drejtuesi i ekipit, profesor Lister Staveley-Smith, nga Universiteti i Australisë Perëndimore. “Ne dimë që në këtë rajon ka disa grupe shumë të mëdha gakatikash dhe galaktika jonë po lëviz drejt tyre me një shpejtësi prej 2 milion km/orë”, shtoi ai. 

 

http://www.icrar.org/news/news_items/media-releases/hidden-galaxies

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.