“Rusia, kërcënimi kryesor për ekzistencën e BE-së”

Postuar në 10 Shkurt, 2016 21:36

George Soros është shfaqur sot me një opinion të vetin në “Project Syndicate”, i cili mund të cilësohet si një thirrje për kujdes dhe reagim ndaj Rusisë së Vladimir Putinit. Miliarderi, i njohur për agazhime shumëplanëse dhe për ndikimin në politikën e lartë, nënvizon se ideja e SHBA dhe BE-së se Putin mund të jetë aleati i tyre në luftën kundër ISIS është krejtësisht i gabuar dhe niset nga premisat e deklaratave të presidetit rus. Duke e cilësuar këtë të fundit si një takticien të mirë, por një politikan dhe burrë shteti pa mendim strategjik, Soros thotë se kriza siriane e refugjatëve që po nxitet nga bombardimet e Rusisë, është në fakt një përpjekje e Kremlinit për të dizintegruar BE-në. Gabimi fillestar i Rusisë që hyri në Siri, duke u konfrontuar me Turqinë, po kompnesohet nga pasoja e paparashikuar e valës migratore që rrezikon kohezionin e BE-së, që nëse bie, e ripërcakton peizazhin gjeostrategjik në Perëndim të Rusisë, në favor të kësaj të fundit.

Soros shtron edhe disa çështje që janë shumë të rëndësishme, pasi i parashikon të ndodhin në Europë: sipas tij, ekonomia ruse dhe për pasojë regjimi i Putinit, pritet të falimentojnë në vitin 2017. Borxhi i jashtëm dhe angazhimi i qeverisë për të mbështetur një standard jetese që nuk justifikohet më , edhe për shkak të sanksioneve të Perëndimit, apo rënies së çmimit të naftës, do të detyrojnë regjimin të dorëzohet. Ka edhe probleme të tjera si defiçiti dhe mungesa e likuiditetit në fondin social, gjithë një krizë strukturore e cila sipas Soros do të tejkalohet nga një zhvillim i vetëm: BE-ja të shkërmoqet përpara sesa regjimit rus të bjerë. Dhe BE-ja është drejt shkatërrimit sipas tij. “Kur një shtet apo një grupim shtetesh ndodhet në rrezik vdekjeprurës është mirë për të që të përballen me realitetin e ashpër sesa ta injrojnë. Gara për mbijetesë e vendos BE-në kundër Rusisë. ISIS përbën një kërcënim për të dy, por nuk duhet që të mbivlerësohet. Sulmet e xhihadistëve, sado tmerruese, nuk krahasohen me kërcënimin që vjen nga Rusia”, shkruan Soros. Një qëndrim që na kujton atë të Beniamin Netanjahut, i cili edhe në kulmin e krizës siriane, deklaronte se kërcënimi nga ISIS është shumë më i vogël, sesa ai që vjen nga Irani.  Një qëndrim që e sheh si politikë mbijetese kundërveprimin europian ndaj Rusisë, me të cilën duan apo nuk duan, shtetet europiane e kanë të lidhur fatin e tyre. 

http://www.project-syndicate.org/commentary/putin-no-ally-against-isis-b...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.