Hapet sërish tenderi për rrugën Durrës-Kukës
Dështoi në përpjekjen e parë, por provon sërish. Ministria e Transporteve ka publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe në gazetën “Financial Times” hapejn e tenderit ndërkombëtar për rrugën Durrës-Kukës. Afati i kontratës është parashikuar 30 vjet dhe parashikon mirëmbajtje dhe investim për ndërtim. “Koncesionari te mbledhë e te mbaje te ardhurat nga rruga dhe ne këmbim te kësaj, duhet te financoje përmirësimin e autostradës, te ndërtoje nje ure mbi lumin Drin ne Kukës dhe te zbatoje punimet me urgjente te stabilizimit te saj. Përparësi do te ketë kompania, e cila kërkon me pak para nga shteti ne formën e subvencionit per te realizuar mirëmbajtjen dhe përfundimin e rrugës”, thuhet në ofertë. Tenderi i parë u anulua pasi kompanitë që morën pjesë, turke dhe kineze dhanë një ofertë që nuk u vlerësua si me leverdi për shtetin shqiptar.
Add new comment