“Të gjithë” në Siri. Pas ShBA-së dhe Rusisë, edhe sauditët me Turqinë të gatshëm për ndërhyrje tokësore

Postuar në 04 Shkurt, 2016 20:39

Siria mund të konsiderohet aktualisht vendi ku interesat strategjike të shumë aktorëve rajonalë dhe botërorë po shprehen hapur. Para një jave Neë York Times shkruante se SHBA po përgatiten për një ndërhyrje në Libi, nisur nga rrjedhojat që mund të jetë konflikti sirian në rajon. Gjithnjë me krizën siriane si premisë, sot njoftohet se Arabia Saudite dhe Turqia janë gati të ndërhyjnë ushtarakisht në Siri. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashnekov deklaroi se “Ministria ruse e Mbrojtjes po regjistron një numër në rritje shenjash që provojnë përgatitjet e fshehta të Turqisë për aksione ushtarake në Siri”.
Paralelisht me këtë deklarim, Ministria e Jashtme e Rusisë ka hedhur poshtë akuzat e Ankarasë se avionë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore turke, duke aluduar se akuzat janë lojëra për të zhvendosur vëmendjen(http://217.218.67.231/Detail/2016/02/04/448700/Russia-Turkey-Syria-Igor-...).
Po sot, disa media njoftojnë se Arabia Saudite do të ishte e gatshme që të ofronte trupa në rast se një koalicion i drejtuar nga ShBA do të ndërmerrte ndonjë aksion ushtrarak në Siri. Lajmet i referohen deklaratave të këshilltarit të ministrit të Mbrojtjes së Arabisë Saudite, Gjeneral Brigade, Ahmed Asseri, i cili shprehur gatishmërinë për përfshirje direkte ushtarake gjatë një interviste në televizionin Al – Arabiya(http://217.218.67.231/Detail/2016/02/04/448734/Saudi-Syria-Daesh-US/).
Duket një mishmash interesash, pas të cilit nuk mund të fshihet edhe përfshirja e Iranit, apo ndikimi që mund të ketë kjo në stabilitetin e Libanit, ku operojnë shiitët e Hezbollahut, apo edhe të Izraelit, një vend ku tensionet ndëretnike kanë arritur kulmin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.