Ultimatumi i Europës dhe fytyra humane e Greqisë
Athina ka reaguar ashpër ndaj rekomandimeve të Komisionit Europian. Kryeministri Aleksis Tsipras që ndodhet për vizitë zyrtare në Izrael, deklaroi se Greqia do të jetë absulotisht gati muajin e ardhshëm. Por Tsipras theksoi se “mbetet të shihet se sa Europa do t’u përgjigjet angazhimeve të veta ndaj Greqisë”. Duke iu referuar fakti se tetë muajt e fundit kanë hyrë në Greqi 800.000 refugjatë dhe emigrantë, Tsipras tha se Greqia muajt e fundit “po përballet me një presion më të madh nga sa mund të suportojë. Kemi të bëjmë me lëvizjen më të madhe të popullsisë që nga Lufta e Dytë Botërore”. “Pavarësisht se ndodhemi në një krizë të thellë ekonomike dhe po zbatojmë një program të vështirë axhustimi, Greqia po arrin ta menaxhojë krizën e refugjatëve, duke dëshmuar fytyrën humane të Europës”, tha kryeministri grek. Në një deklaratë të qeverisë greke, “ultimatumi” konsiderohet si “një ndërmarrje jokonstruktive për izolimin e Greqisë. Deklarata nënvizon se raporti u hartua mbi bazën e inspektimit të kryer në muajin nëntor, atëherë kur sipas qeverisë greke, “situata në terren ishte shumë më e ndryshme nga sa është sot”.
Add new comment