“Antipode”, nga Londra në New York për 11 minuta
Inxhinieri kanadez Charles Bombadier ka prezantuar një projekt që synon të shkurtojë në mënyrë radikale kohën e udhëtimit me avion. “Antipode” është emri i projektit që konsiston në një avion me shpejtësi deri në 24 Mach. Sipas asaj që prezantohet avioni merr 10 pasagjerë dhe distancën mes Londrës dhe New Yorkut e kryen për 11 minuta. Ai lëshohet në ajër nga një sistem i ngjashëm me atë të një treni që del nga një tunel nën ndikimin e fushës magnetike dhe mandej me karburante si oksigjen i lëngshëm apo kerosen arrin deri në 10 Mach. Problemi i nxhehjes u mendua të zgjidhet me një qasje aerodinamike të propozuar nga inxhinieri Joseph Hazeltine që quhet si “’mënyra e penetrimit të gjatë”.
Comments
Prite zot rrezikun. Mos e
Prite zot rrezikun. Mos e dhente zoti. Do vriten njerezit.
Add new comment