antipode
“Antipode”, nga Londra në New York për 11 minuta
Inxhinieri kanadez Charles Bombadier ka prezantuar një projekt që synon të shkurtojë në mënyrë radikale kohën e udhëtimit me avion. “Antipode” është emri i projektit që konsiston në një avion me shpejtësi deri në 24 Mach. Sipas asaj që prezantohet avioni merr 10 pasagjerë dhe distancën mes Londrës dhe New Yorkut e kryen për 11 minuta. Ai lëshohet në ajër nga një sistem i ngjashëm me atë të një treni që del nga një tunel nën ndikimin e fushës magnetike dhe mandej me karburante si oksigjen i lëngshëm apo kerosen arrin deri në 10 Mach.