Një bisedë me dy policë rrugorë

Postuar në 10 Janar, 2016 11:05

Shqipëria është vendi i paradokseve dhe për të huajt shpeshherë ngjan si vend ekzotik që duhet vizituar për modelin unikal që përcjell përmes prezantimit si popull dhe si shtet. Një nga paradokset është prania e policisë rrugore në çdo kryqëzim të qyteteve apo thuajse çdo kilometër në rrugët kombëtare. Ndryshe nga praktikat europiane policia shqiptare operon me postblloqe dhe jo me patrullim në rrugë, duke ndaluar drejtuesit e automjeteve sipas një progresioni aritmetik dhe jo ata që gjatë lëvizjes kryejnë shkelje. Teksa po zbrisja në jug më ra shorti që të isha një nga të ndaluarit e policisë në rrugën Levan-Tepelenë për shkak se nuk kisha ndezur dritat e gjata siç e kërkon Kodi Rrugor. E pranova gabimin dhe I shpjegova policit se pak më parë isha ndalur në një pikë karburanti për t'u furnizuar me naftë dhe pas nisjes kisha harruar të ndizja dritat.
-Qytetar-më tha. Ke bërë shkelje dhe meriton gjobë. Te lutem patentë leje qarkullimi."
-Më fal, -iu përgjigja. Edhe mund të më këshilloni, një pakujdesi që mund t'i ndodhë çdo kujt".
-Leri llafet, patentë, leje qarkullimi,-përsëriti me ton urdhërues.
-Po patjetër, i thashë, po të njëjtën praktikë ndiqni me të gjithë.
-S'ka tolerime, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
-Edhe për gazetarët i thashë.
-Pse ku punon ti më pyeti.
-Në një televizion në Tiranë
-Aha po ti fol se qenke i yni. Po nuk kemi çtë bëjmë edhe ne. Shefi na kërkon minimalisht 6 gjoba në ditë. Nuk është se duam se edhe neve na vjen keq. Dje gjobita njërin me 6 mijë lekë, qante burri si fëmijë. Po ky nuk është shtet, jo për ne po as për fëmijët e tu po u bë shtet.
-Shtanga nga komenti dhe i pyeta a ndihen mirë që sillen si xhelatë
-Prit prit ma kthyen sa të hyjnë në fuqi gjobat e reja, do shkojë rripi 100 mijë lekë.
Shëndet e të mira. I dhashë gaz dhe pashë nga pasqyra që tabela u ngrit për një makinë të lodhur që vinte pas meje. Ndoshta ky episod nuk përgjithëson të gjithë punën dhe sjelljen e policisë rrugore, por siç thotë dhe populli fshati që duket nuk do kallauz. Fjalimet e ministrit Tahiri në Tiranë janë njëra pjesë e medaljes, se çfarë ndodh në terren me urdhërat e shefave lokalë më mirë e dinë qytetarët që për të lëvizur Shqipërinë duhet të kalojnë në një shtetrrethim me policë rrugorë.

Comments

Submitted by Tahipi (not verified) on

Policia funksionon me postoblloqe se nuk kane makina e kur i kane s'ka karburant per te qarkulluar se e vjedhin shefat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.