Lapsa dhe kallashnikovë nga Shqipëria

Postuar në 06 Janar, 2016 14:15

Televizioni francez “Canal +” ka realizuar një investigim special për të zbuluar se si trafikohen kallashnikovët nga Shqipëria për në Francë. Investigimi me titull “Rruga e Kallashnikovëve”, e gazetares Vanina Kanban, u transmetua të hënën në orën 21:00. “Kallashnikovi” është përdorur në dy sulme terroriste në Francë, në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo”, si dhe në sulmet e fundit në Paris ku mbetën të vrarë 130 persona. Gazetarja ka nisur investigimin që në prill të vitit 2014. Ajo ka ardhur në Shqipëri ku është takuar me trafikantët që shesin armë dhe personat që i transportojnë ato në vendet perëndimore të BE-së. Gazetarja franceze pyet një prej trafikantëve nëse janë të vetëdijshëm se këto armë vrasin njerëz në Francë apo në ndonjë vend tjetër, e ai i përgjigjet: “Të mendojmë… nëse e bëjmë këtë arrestohemi. E gjitha kjo është vetëm biznes”. Kjo është njëra panoramë e Shqipërisë që eksporton kallashnikovë edhe 25 vjet pas rënies së regjimit komunist, ndonëse politika ka synuar të përcjellë një imazh tjetër të Shqipërisë në botë sa i takon qasjes fetare. Rasti më tipik është vajtja e delegacionit shqiptar në ceremoninë pas vrasjes së gazetarëve në revistës satirike “Charlie Hebdo”, ku klerikët shqiptarë parakaluan bashkarisht në shembullin e një fryme që kryeministri Edi Rama e shfaqi me vendosjen e 3 lapsave në xhepin e xhaketës së tij. Përpjekja për të treguar një Shqipëri, shembull frymëzimi në botë për qasjen fetare mbetet një vizatim që në fakt nuk korrespondon me realitetin në vend, ku ekstremizmi ka gjetur shtratin e vet dhe ku eksporti i terrorizmit nuk kufizohet vetëm tek rekrutët e dërguar në Siri dhe Irak, por edhe te kallashnikovët që armatosin ata që janë në luftë me perëndimin. Sa kanë vlejtur 3 lapsat e kryeministrit për të bindur të huajt se Shqipëria është me dëshmorët e penës, mbetet për t'u vërtetuar pasi lufta me ekstremizmin të ketë një bilanc.

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Fakti eshte se armet ne sulmet terroriste te ndryshme nuk kane udhetuar nga Shqiperia por nga dy vende te BE: Kroacia dhe Cekia. Ndersa toleranca dhe paqja e lapsave shqiptare eshte absurde te diskutohen; islamizmi ekstrem nuk ka gjetur fare shtrat ne Shqiperi sepse sipas statistikave numrin me te larte te "turisteve" ne Siri e ka Belgjika e ndjekur nga Franca, ndersa Shqiperia eshte shume mbrapa ne listen e turpit.
Tentativat per te gjetur te keqen tek tjetri jane shume tunduese edhe per gazetaret perendimore...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.