Kallashnikovë

Greqia merr përsipër prodhimin e kallashikovëve rusë, armët mund t’u shiten të gjitha vendeve anëtare të NATO-s

Postuar në 31 Maj, 2016 22:41

Sapo Bashkimi Europian të heqë embargon ndaj Rusisë, Ministria  Greke e Mbrojtjes do të hyjë në një marrëveshje ushtarake me Moskën për prodhimin ose montimin në Greqi të armëve të tipit kallashnikov. Duke folur para deputetëve në Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare, ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit të industrisë greke të mbrojtjes. “Greqia mund të sigurojë bashkë-prodhimin e një produkti me një vend jashtë NATO-s dhe jashtë BE-së, dhe të sigurojë  certifikimit e produktit, i cili aktualisht prodhohet aktualisht në Rusi.

Nuk lejohet karikatura. Kemi të drejtë vetëm që atë ta përjetojmë çdo ditë

Postuar në 21 Janar, 2016 19:38

Sot mediat u përmbytën nga debati për 21 janarin, ku siç dihej protagonistët e asaj dite kanë bërë ritualin që u takon. Drejtësia është fjalë e huaj sidomos për një ngjarje të tillë në Shqipëri, ku palët kanë përgjegjësi reciproke dhe nuk mund të fshehin synimet e vërteta pas të vrarëve që ishin thjesht dhe vetëm protagonistë të spektaklit tragjik. Një lajm, tjetër, i cili edhe pse mund të përfaqësojë vetëm autorët, meriton vëmendje.

Lapsa dhe kallashnikovë nga Shqipëria

Postuar në 06 Janar, 2016 14:15

Televizioni francez “Canal +” ka realizuar një investigim special për të zbuluar se si trafikohen kallashnikovët nga Shqipëria për në Francë. Investigimi me titull “Rruga e Kallashnikovëve”, e gazetares Vanina Kanban, u transmetua të hënën në orën 21:00. “Kallashnikovi” është përdorur në dy sulme terroriste në Francë, në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo”, si dhe në sulmet e fundit në Paris ku mbetën të vrarë 130 persona. Gazetarja ka nisur investigimin që në prill të vitit 2014.

Subscribe to RSS - Kallashnikovë