Zyrtarisht, mbi 1 milionë emigrantë nga Lindja mësynë në Europë nga deti
Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Europë-përmes detit- gjatë vitit 2015 ka arritur në mbi 1 milionë.Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) thotë se mbi 80 % e 1 milionë e 503 emigrantëve kanë mbërritur në Greqi, kryesisht përmes ishullit të Lesbos-it. Rreth 844.00 kanë udhëtuar nga Turqia në Greqi. Ndërsa pjesa tjetër, mbi 150 mijë kanë përshkuar Detin Mesdhe nga Libia drejt Italisë.
Numri i emigrantëve që përshkojnë detin, prej vititi 2014 është rritur në mbi 216 mijë emigrantë. Sipas UNHCR-se pjesa më e madhe e atyre që përpiqen të përshkojnë këtë rrugë janë të dëshpëruar, në përpjekje për ti shpëtuar konflikteve, dhunës apo përsekutimit dhe në nevojë urgjente për mbrojtje ndërkombëtare.Rreth 49 % e atyre që përshkojnë Detin mesdhe vijnë nga Siria, ndërsa 21 % nga Afganistani.
Numri i viktimave në det ka arritur në 3735. Më 21 Dhjetor, Organizata Ndërkombëtare e Emigrantëve IOM tha se mbi 1 milionë e 6 mijë emigrantëve kanë hyrë në Europë si nga deti ashtu dhe toka. Të tjerë- në dëshpërim e të pashpresë- sfidojnë motin e ftohtë dhe ndërmarrin rrugën plot rreziqe drejt Europës.
Add new comment