“Zgjedhjet lokale ishin një dështim”
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, shprehet në një intervistë për “Top-Channel” se zgjedhjet lokale ishin një dështim për Shqipërinë. “Pas pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri do të filloj të përgatis raportin. Nuk kam shumë shqetësime, pasi është e dukshme se ka patur mjaft progres të mirë, por kemi patur edhe dështime, si në rastin e zgjedhjeve lokale. Për momentin, reforma kryesore mbetet ajo e drejtësisë, sigurisht”, thotë Fleckenstein. Nisur nga ky pohim që merr formë zyrtare mund të thuhet se dështimi i Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, lidhet detyrismisht edhe me këtë standard. Raportuesi nuk sqaron se pse pason ky përgjithësim për zgjedhjet, por nëse i referohemi raportit të OSBE-ODIHR-it, atëherë logjika na çon te kritikat për kandidatë të inkriminuar, mungesën e transparencës në financimin e partive, të fushatës elektorale si dhe blerja e votës, mbeten elemenët që kanë penalizuar Shqipërinë.
Comments
Si kofini pas te vjeli, ky
Si kofini pas te vjeli, ky zoti Fleckenstein.
Ketu tek ne, ketyre politikujve tane, duhet me DRU PAS QAFE, e jo me te FERKUAR QAFEN.
Ishalla o zoterinj nderkombetare, po e kuptoni se me c'plehra keni te beni.
Kurani, thote : " druri ka dale nga xheneti", qe po ta perkthesh ne shqip - shqip, demokracia, neqoftese nuk mesohet me deshire, edukate e kulture, mesohet edhe me te "rrahur", me te shtrenguar ( per mos te perdorur fjalem dhune, si term i diktatures se proletariatit ).
Add new comment