Milionerët e Enverit...
Në Partinë Socialiste qarkullon një si biçim thashethemi, sipas të cilit në vitin 2005 Fatos Nano refuzoi shumë emra të Bllokut për kandidatë në zgjedhjet e atij viti. Kjo iu shtua me efekt negativ serisë së shkaqeve që çuan në humbjen e të majtës në atë vit. Paraprakisht duhet të kujtojmë se PS-ja është një parti që ekziston përmes thashethemit që ka statusin e të vërtetave zyrtare, e madje u paraprijnë atyre.
Atë që nuk e bëri Fatos Nano, e bëri Edi Rama, i cili ka sot në administratë, në poste drejtuese, njerëz që në një mënyrë apo në një tjetër, kanë lidhje me drejtues të regjimit komunist. Natyrisht kjo mund të jetë edhe pasojë e kualiteteve të tyre, angazhimit, por nëse i besojmë Luan Ramës së LSI-së, “këta ishin njerëz që në vitin 1991, kur po të thoshe se je socialist të zinin me gurë, u strukën dhe u fshehën”. Për të dalë në dritë të re me Rilindjen e Edi Ramës.
Meqenëse Shqipëria është një vend ku institucionet qëndrojnë poshtë individëve, hulumtimi psikologjik i këtyre njerëzve që kanë në dorë vendimmarrjen ka rëndësi për të kuptuar simptomat dhe patologjitë e tyre, që implementohen si politikë shtetërore. Kush do të kuptojë më mirë se përse Edi Rama sorrollatet me budallallëqe në qeverisje, le të lexojë librin e përkthyer prej tij për piktorin rus, Kandinski, në fund të së cilës bën një pasthënie ku përshkruan jetën e antikonformistëve të Tiranës, ku fut edhe veten, të viteve ’80. Një antikonformizëm që fillon e mbaron te stomaku dhe nevoja për të “humbur virgjërinë” intelektuale përkundrejt dogmës së një regjimi në menopauzë.
Është ky boshllëk në formimin e elitës sonë që e bën aspak parimore përpjekjen për t’u transformuar e për t’u dukur ndryshe. Që e ka kthyer snobin me diplomë në kut për karrierën dhe suksesin. Madje parametrat e këtij snobizmi po filtrojnë edhe “katundarinë” e Saliut me shokë.
Një ditë deklarohet “krahu radikal” i lëvizjes së dhjetorit, një ditë më pas del një vizatim për vigjilencën ndaj armiqve. Një ditë shëtitet si pa dashje para portreteve të Enver Hoxhës, ditën tjetër ulëritet me të madhe se do hapen dosjet. Venerohet regjimi i shkuar me madhështinë një bunkeri lufte, te kompleksiteti i të cilit shitet më shumë sofstikimi i i organizimit të tij, sesa denoncimi i ndonjë krimi, për të ecur më tej me përpjekjen për të kompensuar lekët e ish-të përndjekurve.
Dekorohet shoqja Vito Kapo dhe nomenklatura e Sigurimit të Shtetit, për të dalë pak më vonë me një ligj që u heq të gjithëve dekoratat dhe pensionet suplementare. Gjithë një përpjekje që minimalisht dëshmon se sado të përpiqet ekipi aktual, ai nuk është në gjendje të mendojë dhe të veprojë në mënyrë strukturore. Si baballarët. Në një farë mënyre pushteti i tanishëm është ndarë dhe ushtrohet me pasardhësit e një elite drejtuesisht të regjimit që iku, të cilët e fshehin përfaqësimin e tyre te ky emërues, pas cipës së shkollimit, harresës dhe mitit të një të djathte të rrënuar. Por edhe pas gatishmërisë për t’u betuar për çdo gjë që i konvenon interesit të çastit, bash si ata antikonformistët që përshkruan Edi Rama te libri i sipërcituar. Ndjesa e tij për dekorimin e Shyqyri Çokut, të cilin e ndau vetë prej të tjerëve për sensibilitetin katolik që e ka bërë moto të vetën këto dy vjet, flet më së miri për këtë. Pasi vërtet Çoku mori rol publik pse dikush u kujtua se ai ka qenë hetues i At Zef Pllumit, por askush prej ekipit të këtij antikomunisti që bë kurban të djeshmen dhe është recidivist në refleksione, as ai vetë, nuk pipëtinë kur Vito Kapo mori dekoratën vjet. Nuk e quajtën skandal, as edhe të turpshme. Madje e mbuluan me heshtjen e zakonshme. Por rasti i Çokut ka rëndësi pasi simptomat e tij ilustrojnë mirë atë që u përmend më sipër: riciklimin e një elite pasardhësish në admnistratë. Një hap i ndan ata nga pjesëmarrja direkte në pushtet nesër. Ata që sot besojnë tek një e majtë, do të kenë rastin që të kuptojnë më mirë atë që shkrimtari Ismail Kadare thotë në romanin “Dimri i Madh” se “partia ishte ndarë në “NE” dhe “ata””. Ku këta “Ne” janë ata, të brendshmit, bërthama.
Pse? Përveç shpjegimeve të Sami Repishtit në gazetën “Panorama” sot, ku ai hedh poshtë pretendimet e Shyqyri Çokut, duke provuar kështu gënjeshtrën e këtij të fundit, gazeta “55” publikonte dje një minilistë të të afërmve të këtij të fundit që janë punësuar pas vitit 2013. “Meqë Rama u ndal te torturuesi i Patër Zefit, po i bëjmë pyetjen e parë: cila ishte deri vonë drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale në Shkodër? A mos ishte e bija e Shyqyri Çokut? Cila është sot drejtoreshë e personelit në Ministrinë e Zhvillimit Urban që drejtohet nga zj.Eglantina Gjermeni? A mos është kjo nusja e djalit të Shyqyri Çokut? Po kështu, një tjetër familjare e Sh.Çokut (nusja e djalit tjetër) u bë drejtore shkolle menjëherë pas zgjedhjeve të 2013-s”, shkruan gazeta. Më poshtë vazhdon: “Cili është drejtor i kabinetit të ministres Mileta Harito, njeriu që këqyr administratën publik me syrin e vigjilentit të partisë? Quhet Loris Ymeri, djali i Frederikut, i cili ka qenë drejtor i Sigurimit të Shtetit në vitet 1989 – 1990. Cila është drejtoreshë e përgjithshme e prokurorimeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme? Fiks e bija e një punëtori operativ të Sigurimit të Shtetit. Cila është drejtoreshë e qendrës spitalore të vendit? Fiks e bija e një punëtori operativ Sigurimi. Cili është zëvendësministër i ministrisë së Arben Ahmetajt? Fiks i biri i Bilbil Metes, hetuesit të tmerrshëm të diktaturës. Cili është ministri i Punëve të Brendshme? Fiks nipi i oficerit të Sigurimit të Shtetit në Elbasan, Mehmet Kapi. Cila ishte drejtoresha që monitoroi universitetet private në vitin 2013 e më pas? Fiks nuse e shtëpisë së gjykatësit të tmerrshëm komunist Llazi Polena. Cili është ministri për pushtetin vendor? Fiks nipi i ish kryetarit të degëve të punëve të brendshme dhe ambasadorit të Enver Hoxhës, Edip Çuçi. Së fundi për ta mbyllur, kujtojmë se një drejtoreshë e re “fitoi konkursin” në Ministrinë e Punëve të Brendshme para dy muajsh. Ishte e mbesa e shoferit personal të Enver Hoxhës”. Këto fakte kanë vlerë ilustruese për frymën e “komisarëve” që është rikthyer sesa për vërtetësinë e tyre konkrete. E cila gjithsesi nuk është përgënjeshtruar.
Partia Socialiste konsiderohet prej kohësh si parti e të pasurve të Shqipërisë. Debatet dhe akuzat për këtë kanë qenë të shumta edhe nga brenda socialistëve, me përfshirjen e biznesmenëve, por edhe me lidhjet e ndryshme të rigjeneruara nga ekipi i Edi Ramës. Një aspekt ky që zbulon mirë se qëllimi është pushteti dhe manteli është mjeti. Se Shqipëria është një vend ku ka miliarderë që duan shokun Enver.
Comments
Koment
Me mire te kishit marre copy-paste gazeten 55, sesa jeni munduar te beni nje koment pa lidhje, duke u bere biografine robve. Kur te vije Luli ne pushtet (kur t'i vije rradha), ruajeni kete komentin edhe dergojani qe te hape dosjet e atyre qe keni permendur dhe qe nuk keni permendur, qe te shikoje nese kane bere krime apo. Persa kohe qe Doktori ne 25 vjet nuk hapi asnje dosje, taksirati i Lulit t'i hape.
Sa per kundershembull, drejtesine qe ua besuan gjashtemujoreve nga klasa punetore dhe te paperzier me komunistet e pame se ne cfare derexhe e cuan keto 25 vjet....
Prishja e Serverave
Ore po a ka ndonje njeri ne kete vend t'i bjere rruges me shkurter:
Kjo 55 e Fahri Balliut kot eshte munduar per Shqyo Cokun: Shqyiqn e gjore e ka pas pas marre ne qafe te saj gruaja...
"Mos luaj me femijet, Shqyq, i ka pas thane ajo, se ata do rriten ne pluralizem!"
Shyqi ashtu beri. E ndihmoi profesor Sami Repishtin, i gjeti nje vize, tja mbathte ne Amerike dhe Sala e la ne listen e veteraneve. Nga kjo Sala duhet te perfitonte politikisht: sepse, del qe Sali berisha ka respektuar partizanet duke folur gjoja per ballistet dhe legalistet e Njgeles! Ata qe e shajne Salen per keto pune, jane socialistat si Mimi Kordhelja dhe Edvin Rama, i Vigjilinces se Fuat celes: ne me dy sy, ai pa sy...
Por, gjerat kembehen shpejt ne Tirane. edi Rama futi ne qeveri Bushatin e Shkodres, qe mburret se te dy prinderit e tij kane qene komuniste te eperm, jo sekretar org baze, si Sala i teta Ollges, por Sekretare te Pare rrethi: qe firmosnin per arrestimet!
Qe te mos e haj Ditmir Bushati, e ha Feminor Coku!
Por si nuk pyet njeri Pse Sali Berisha nuk ndjehet kur e merr fjalen kryetari i grupit parlamentar te PS-se Armando G Ruci?!
Add new comment