Qeveria premton ulje të TVSH-së për turizimin
Qeveria shqiptare premton uljen e TVSh-së për turizmin brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Në një takim të zhvilluar mes ministrit të Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj dhe përfaqësuesve të operatorëve turistikë, është premtuar se TVSh-ja do të shkojë 5-10% nga 20% që është aktualisht. Po kështu Ahmetaj ka kërkuar ndjesë për faktin se qeveria nuk e realizoi uljen në planifikimin e Paketës Fiskale 2016, ndonëse sektori turistik përballet me një konkurencë të madhe në rajon. “Krahasuar me rajonin, niveli i TVSH-së në vendin tonë është më i larti, kur vendet e tjera i kanë përkatësisht: Greqia 6.5%, Mali i Zi 7%, Kroacia 10%, Bullgaria 7%, Maqedonia 5%, Rumania 9%, Serbia 8% dhe Sllovenia 8.5%”, shkruan “Monitor”. Po kështu, përmirësimi i marrëdhënieve mes Greqisë dhe Maqedonisë, mund të sjellë riorientim të fluksit turistik, që mund ta dëmtojë edhe më shumë Shqipërinë.
http://www.monitor.al/turizem-ahmetaj-operatoret-ulja-e-tvsh-se-brenda-6...
Add new comment