Mbipopullimi i burgjeve, amnisti për festat e fundvitit
Ministria e Drejtësisë ka gati ligjin për amnistinë për festat e fundvitit, nga i cili pritet të përfitojnë disa kategori të dënuarish. Drafti që është hartuar nga specialistët e ministrisë së Drejtësisë pritet të miratohet në një prej seancave të fundit të sesionit parlamentar. Sipas lajmit të publikuar në “Balkanweb”, në projektligj përcaktohet se nga amnisttia përfitojnë personat e dënuar deri në 2 vjet , personat e dënuar me kusht, me gjobë apo personat për të cilët gjykata ka përcaktuar forma alternative dënimi. Drfafti përcakton gjithashtu se nga amnisttia do të përfitojnë të gjithë ata persona që deri në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit u kanë mbetur dy vjet dënim. Po kështu përfitues nga amnisttia do të jenë edhe femrat e dënuara që janë mbi 50 vjeç, meshkujt mbi 60 vjeç, apo edhe ata persona që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç ose nën 18 vjeç. Nga amnistia nuk përfitojnë personat e dënuar për krime të rënda, krime kundë njerëzimit, krime seksuale, krime kundër jetës. Gjithashtu nga amnistia nuk do të përfitojnë as ata të dënuar që i janë shmangur ekzekutimit të dënimit të dhënë nga drejtësia.
Add new comment