Kerry në Kosovë: “SHBA nuk mbështesin asnjë marrëveshje që cenon integritetin territorial të Kosovës. Kuvendi nuk është vend për gaz lotsjellës”

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 17:50

Vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Kosovë ka përfunduar me disa mesazhe të qarta për politikën e brendshme kosovare, ashtu edhe për politikën rajonale. Në konferencën për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, Kerry ka theksuar se SHBA-të nuk do të mbështesin asnjë marrëveshje që cenon integritetin e Kosovës. “Nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, bashkë me MSA-në, ka mbështetjen tonë. ShBA-të nuk do të mbështetnin asnjë marrëveshje që do të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, tha ai. Kjo për të sqaruar një pozicion mbështetës për negociatat që po zhvillohen me Serbinë, të cilat kanë radikalizuar qëndrimin e opozitës, kryesisht Vetëvendosjes. Sa i përket konflikteve të brendshme në Kosovë, Kerry deklaroi se diskutimet duhet të vijojnë dhe fryma e dialogut duhet të dominojë. Me mesazhin shumë domethënës:  “Debati duhet të ndodhë në demokraci, e veçmas në Kuvend, duke respektuar njëri-tjetrin. Nuk është Kuvendi vend për gaz lotsjellës. Ndërsa nga liderët kërkoj që ta luftojnë korrupsionin”, tha Kerry, raporton “Koha Ditore”. Kerry premtoi se do të zhvillojë një vizitë tjetër në Kosovë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.