Të fshihesh pas gishtit, apo statusit të Endri Fugës/Mirënjohje për hetues dhe sigurimsa. Edhe Enver Hoxha i degdisi në 1984-ën
Sot u bë publike lista e medaljeve të mirënjohjes që qeveria e Edi Ramës, një qeveri “me yll në ballë”, i ka dhënë një pjese të mirë të drejtuesve të ish-Sigurimit të Shtetit, apo të Hetuesisë(http://www.respublica.al/2015/11/29/qeveria-mirënjohëse-e-partisë-së-punës-dekorata-për-ish-funksionarë-të-regjimit). Dhe për të mbuluar diellin me shoshë, qeveria nxori në një rrëzë të rrjeteve sociale, drejtorin e Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, që e shesin si shumë të aftë. Thotë spin doctor i Edi Ramës: “Medalja e mirënjohjes i është dhënë vjet të gjithë veteranëve të kategorisë I, jo emrave të veçantë. Kush gëzon këtë status u dekorua vjet!”. Po pse vallë nuk dekorohet Enver Hoxha? E çfarë kanë bërë më shumë se Enver Hoxha këta që sot marrin medalje “qorrazi”, si kategori? Asgjë, thjesht u vunë në rresht se kush do t’i shërbente më mirë. Le t’i kujtojmë tuiteraxhiut të Edi Ramës se edhe Enver Hoxha në vitin 1984, kur po i shkulte dhëmbët mbaraz Sigurimit të Shtetit, do t’i deklaronte Kadri Hazbiut se “Sigurimi kishte dështuar në zbulimin e komploteve kundër Partisë dhe Shtetit”. Për çfarë është mirënjohëse kjo qeveri ndaj ish-hetuesve, kur edhe Enver Hoxha i degdisi?
Add new comment