tuiteraxhi
Të fshihesh pas gishtit, apo statusit të Endri Fugës/Mirënjohje për hetues dhe sigurimsa. Edhe Enver Hoxha i degdisi në 1984-ën
Sot u bë publike lista e medaljeve të mirënjohjes që qeveria e Edi Ramës, një qeveri “me yll në ballë”, i ka dhënë një pjese të mirë të drejtuesve të ish-Sigurimit të Shtetit, apo të Hetuesisë(http://www.respublica.al/2015/11/29/qeveria-mirënjohëse-e-partisë-së-punës-dekorata-për-ish-funksionarë-të-regjimit). Dhe për të mbuluar diellin me shoshë, qeveria nxori në një rrëzë të rrjeteve sociale, drejtorin e Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, që e shesin si shumë të aftë.