103 vjet shtet me të njëjtin marifet!
"Dita" publikon sot një material arkivor që është një kërkesë për punë me pozitë drejtuar Ismail Qemalit. Fundja kur na thonë që shqiptarët u lumturuan me Pavarësinë, do mbajtur parasysh edhe kjo çështje. Njësoj si me ndërrimin e partive: iku sulltani erdhi i ngjashmi. Teksti:
"Lartësi! Dëgjova se në Tepelenë bëtë organizasion e nënprefektit (kazasë). Pas fjalës që më ke dhënë, të lutem për muftillëkun e Tepelenës, të emëroni vëllanë tim Rushit Efendiun. Mbetem duk’e puthur dorën me nder të math. Në urdhërin e zsë (zotërisë) s’uaj FIRMA".
Add new comment