Kina del në vend të parë për teknologjinë stealth
Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një material që do t’i bënte avionët ushtarakë të realizuar me të, të padetektueshëm nga radarët e sotshëm. Përfshirë ata me mikrovalë që punojnë në frekuenca super të larta apo UHF. Në përgjithësi këto materiale janë shumë të holla sa të përdoren në avionë ushtarakë, por ky materila bënë ndryshimin. Madje ai mund të përdoret edhe në anije ushtarake. Radarët e sotshëm përdëroin disa antena që përdorin energjinë e mikrovalëve që të shohin dhe identifikojnë përmasën e objekteve përtej reve dhe mjegullës. Kjo quhet seskioni i kryqëzimit të radarit. Me materialet absorbuese jo të gjitha sinjalet lëshuese “pasqyrohen” mbas dhe avioni mund të duket si zog. Materiali i zhvilluar nga shkencëtarët kinezë ka cilësinë se është gati 10 herë më i hollë se ata konvencionalë dhe konsiston në disa gjysmë përçues dhe kondesatorë të lidhur në një qark nën një shtresë bakri. Gjithsesi materiali nuk konsiderohet sekret dhe ai do të bëhet publik. Ky përparim në këtë fushë e gërryen dominimin ushtarak amerikan në ajër, duke imponuar kërkesa të reja për SHBA-të. Kina krijoi pas vitit 2009 avionin J-31, i ngashëm tej mase shumë me F-35 që operon me teknologji stealth, duke zbuluar kështu se diferencat në teknologjinë ushtarake sa vijnë e zvogëlohen.
http://www.defenseone.com/technology/2015/11/chinese-scientists-unveil-n...
Add new comment