Rusia bie dakord t’i shesë Iranit sistemin e sofistikuar S-300
Rusia dhe Irani kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme ushtarake me ndikime strategjike. Rusia ka vendosur që t’i shesë Teheranit sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore S -300, duke rritur kështru kapacitetet mbrojtëse të Iranit dhe duke shkurajuar çdo ide për ndonjë fusatë ajrore ndaj tij. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Ria Novosti që referon një zyrtar të industrisë ruse të mbrojtjes, Sergei Chemezov. Kontrata zgjidh edhe një mosmarrëveshje mes Rusisë dhe Iranit që zë fill në vitin 2011, kur Teherani kërkonte 4 miliardë dollarë pasi Rusia nuk zbatoi kontratën e vitit 2007 për t’i dorëzuar një sasi të S-300, për shkak të sanksioneve. Me këtë marrëveshje akuza iraniane do të bjerë. Duhet thënë se sistemi në fjalë u vendos në Siri pak përpara lajmërimit për sulme ajrore nga NATO dhe SHBA dhe me gjasë e pamundësoi atë.
http://www.themoscowtimes.com/business/article/russia-and-iran-sign-long...
Add new comment