Emërimet partiake të Briseida Shehajt në Tatime. Në rekrutime kryeson Taulant Balla, i pasuar nga LSI dhe Kokëdhima (faksimilie)
Deputeti Taulant Balla është sekseri kryesor i emërimeve partiake në administratën e Tatimeve. Lapsi.al publikon një faksimilie që provon mënyrën se si njerëzit futen në punë me teserë partiake, nga drejtoresha Briseida Shehaj që ka deklaruar se është e vendosur të bëjë shtet. Aty gjenden plot 372 vetë të "mbështetur" nga deputetë socialistë. Natyrisht ashtu sikurse pritej, numrin më të madh të emërimeve e ka bërë "Flamuri" i PS-së, Taulant Balla, me plot 80 emërime. Pas tij vjen LSI-ja me 62 të tilla, kreu i bashkisë se Durrësit, që pasi ka kapur OSSHE-në ka sugjeruar 13 emerime dhe Koço Kokëdhima me 8 të tilla. Kjo listë është hartuar që këta njerëz të shihen me sy të mirë dhe ndaj tyre mos merren masa apo të pushohen nga puna për shkeljet që bëjnë.
Comments
Nuk e kuptoj kete shkrim,mos
Nuk e kuptoj kete shkrim,mos vall duhej ti rekomandonte Saliu keta punonjes,problemin mund ta shtronit,a jan te afte apo jo ne ne punen ku jan emeruar.Edhe ketu ne USA ku un jam, rekomandimi per nje vend pune jo vetem vlen ,por eshte percaktues.
Add new comment