faksimilie
Emërimet partiake të Briseida Shehajt në Tatime. Në rekrutime kryeson Taulant Balla, i pasuar nga LSI dhe Kokëdhima (faksimilie)
Deputeti Taulant Balla është sekseri kryesor i emërimeve partiake në administratën e Tatimeve. Lapsi.al publikon një faksimilie që provon mënyrën se si njerëzit futen në punë me teserë partiake, nga drejtoresha Briseida Shehaj që ka deklaruar se është e vendosur të bëjë shtet. Aty gjenden plot 372 vetë të "mbështetur" nga deputetë socialistë. Natyrisht ashtu sikurse pritej, numrin më të madh të emërimeve e ka bërë "Flamuri" i PS-së, Taulant Balla, me plot 80 emërime.