Deputeti Ndocaj: Hodha gjysmë miliardi lekë për fushatë
Një ditë para se të bëjë betimin në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti më i ri, Eduart Ndocaj deklaron se ka shpenzuar rreth gjysmë milioni euro në fushatën elektorale të vitit 2013 për Partinë Socialiste. Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion”, Ndocaj thotë se ftesën e ka marrë nga Kryeministri Edi Rama, në atë kohë kryetar i opozitës. Duke folur për jetën e tij, Ndocaj tha se ka emigruar për herë të pare në vitin 1996 në Itali si emigrant dhe filloi punë në ndërtim. Deputeti kaubojs tha gjithashtu se si biznesmen që është, në Itali hyn në shtresën e biznesmenëve modestë, kurse në Shqipëri mund të quhet i pasur për shkak të pasurisë që zotëron nga bizneset e tij në Itali dhe në Shqipëri. Më pas ai tha se ndërtoi biznesin e tij. Ndocaj ishte i gjashti në listë në Qarkun e Lezhës në zgjedhjet e vitit 2013. Edhe pse nuk fitoi në atë garë, ai pritet të zërë vendin e ishdeputetit socialist të Lezhës, Arben Ndoka, pas dorëheqjes që ky I fundit bëri nga mandati i tij.
Add new comment