Opozita kërkon mandatin e Leskajt: konflikt interesi që merr koncension fëmija e një deputeti
Demokratët kërkojnë mandatin e Valentina Leskajt, fill pasi denoncuan se konçensionin e segmentit hekurudhir Ballsh-Fier-Vlorë e fitoi djali i saj. Sipas një deklarate të Arben Ristanit, nënkryetarja e Kuvendit është në konflikt interesi pasi fëmija madhor i deputetit specifikohet në ligj që nuk mund të përfitojë nga asetet publike. “Zonja Leskaj është në shkelje të Kushtetutës, në nenin 71 të ligjit themeltar të shtetit”, tha Arben Ristani, sipas të cilit PD do të dorëzojë sot në kuvend një kërkesë për dorëzimin e mandatit të deputetes së Vlorës, Valentina Leskaj. Sipas Ristanit këtë ekskluzivitet kryeministri Edi Rama i dha djalit të valentina Leskajt, dhe kjo nuk është vetëm një korrupsion i pastër e ndarje privilegjesh, por njëkohësisht është shkelje e rëndë e ligjit. Ristani tha më pas se edhe pse ligji e ndalon, Edi Rama ka standardin e tij të dyfishtë dhe kur vjen puna tek miqtë e tij, ligji pushon së ekzistuari.
Add new comment