Të huajt marrin në dorë kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve
Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë aktualisht në detyrë do t’i nënshtrohen një verifikimi të imtësishëm të pasurisë dhe lidhjeve të mundshme me krimin dhe performancës profesionale. Kështu do të konsiderohen të ligjshme vetëm të ardhurat për të cilat janë paguar taksa dhe tatime, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët që nuk do mund të justifikojnë pasurinë e tyre do të shkarkohen nga detyra.
Gazeta “Mapo” shkruan se për të bërë vlerësimin dhe rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve të tyre ligjorë do të krijohet Komisioni i Pavarur I Kualifikimit.
Pranë tij do të atashohet një Misiion Ndërkombëtar I Monitorimit, I cili do të jetë një bashkëpunim mes Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Vëzhguesit ndërkombëtarë që do të atashohen pranë Komisionit do të kenë të drejtën të hulumtojnë në mënyrë të plotë çdo dosje vlerësimi në të gjitha nivelet e vlerësimit të kualifikimit. Ata do të kenë statusin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe do të kenë një pagesë prej 6 milionë lekë në muaj.
Mandati i komisionit të kualifikimit do të zgjasë 3 vjet, nga Janari i 2016 deri në 2019. Procesin e mbledhjes së kandidaturave do ta kryejë Avokati I Popullit, ndërsa votimi i tyre do të bëhet nga kuvendi me shumicë të cilësuar.
Add new comment