Fluksi i migrantëve/ Sërish viktima në Egje, në Slloveni mbërrijnë 600 refugjatë
Sërish 4 migrantë, tre fëmijë dhe një grua, humbën jetën në përpjekje për të arritur në Evropë kur varka e tyre u përmbys në detin Egje, njoftuan sot në mëngjes rojat bregdetare greke. “Të katër migrantët, identiteti i së cilëve nuk është saktësuar ende rezultojnë të mbytur pranë ishullit grek Kalimnos”, saktësoi i njëjti burim. Njëmbëdhjetë persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtën varkë u shpëtuan, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë u vunë në kërkim të një fëmijë që rezultonte i zhdukur. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin rreth 300 migrantë në përpjekje për t’iu larguar konflikteve dhe varfërisë, gjetur kanë vdekjen këtë vit në detin Egje.
Ndërkohë 600 qind migrantë mbërritën mëngjesin e sotëm në Slloveni pas mbylljes së një dite më parë të kufirit hungarez-kroat ku së paku priten 1,800 të tjerë në orët në vijim, sipas të dhënave të UNHCR-së si dhe të qeverisë dhe drejtorisë së hekurudhave kroate. “Gjashtë qind persona kanë mbërritur aktualisht, 300 në postën kufitare të Petisovcit dhe 300 të tjerë në atë të Gruskovjes”, njoftoi një zëdhënëse e Komisionit të Lartë të OKB-së për refugjatët (UNHCR), Caroline van Buren.
Add new comment