Reagimi i qeverisë për akuzat e fundit: krijon portalin "transparenca.al"
Qeveria ka vendosur të krijojë një portal të ri: transparenca.al. Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, sqaron në këtë video se aty do të publikohen të gjitha informacionet e nevojshme, në mënyrë që "gazetarët të informohen përpara se të shkruajnë". Portali vjen pas akuzave të fundit për CEZ dhe për ministrin e Brendshëm, të cilat qeveria nuk ishte në gjendje t'i sqaronte plotësisht. Duket se qeveria ndjen një peshë nga informimi masiv i portaleve online për cilësinë e të cilit ka rezerva të mëdha. Mbetet për t'u parë sesa i dobishëm do të jetë transparenca.al, pasi kjo qeveri ka provuar se ka të vështirë raportin me mediat. Disa prej tyre të paktën.
Comments
pupu zeri i ketij, tipike per
pupu zeri i ketij, tipike per zyren e FUGES. Dhe kush flet. Ky qe ka ngritur zyren e hedhjes se baltes dhe llumit neper portale sa here qe tjeter kush ja u ben transparencen. Keta e kane cuar ne 300 numrin e punonjesve ne Kryeministri nga te cilet shumica jane sektori i ndyre i propagandes neper portale. Ketij i jane kthyer ne mani portalet . Te ndihmojme dhe ne per transparencen. Do ta nisim me publikimin e dok qe konfirmojne marrjen pa tender te 700 mije eurove te dekorimit te papes nga kompania jote dhe e Velise. Ok? Bashkepunojme se bashku per transparence keshtu.
Nje dore per Krieministrin
Po ceo Endri, nuk kemi te drejte ne te bejme "refleksione" per qeverrine dhe qeverisjen, pa degjuar paraprakisht lojefjalen e saj?!
Autoritarizmi juaj ka edhe brire, sugjeroni shtypin qe te mos shkruaj (sepse merret me mend qe ju Sapo e Keni Filluar Berjen e Shqipwrise"!)
Ta dinim keshtu, do te kerkonim qe ta dinit para se te hypnit ne Karrike, se Berisha ua kishte lene xhepin bosh!
Mendoni me pare, pastaj sugjwroni shtypin e median, Fuga.
Ju paguheni si Keshilltar i Rames, jo i shqiptareve.
Add new comment