Humbja e NATO-s po vjen
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e themeluar më 1949, ka 28 anëtarë të përkushtuar ndaj sigurisë kolektive. Parashikimi: Deri në kohën që presidenti Obama largohet nga detyra më 2017, betimet e NATO-s për mbrojtje të përbashkët për të reaguar ndaj agresionit do të jenë ekspozuar si pavlerë. Objektivisht aleanca nuk do të ekzistojë më. Shkaktarët? Vladimir Putin – dhe Barack Obama.
Tani bota është e fokusuar në Lindjen e Mesme: avionët dhe bombarduesit rusë, që vprojnë nga bazë ajrore në zgjerim në Siri, godasin kundërshtarët e diktatorit dhe kriminelit të luftës Bashar al-Assad. Rusët thonë se sulmojnë Shtetin Islamik – por nuk ka dëshmi për këtë. As nuk kanë arsye për ta bërë, duke pasur parasysh se qëllimi i Putinit është ruajë regjimin e Assad-it dhe zgjerojë, për herë të parë në dekada, sferën e ndikimi të Rusisë në Lindjen e Mesme.
Çelësi i strategjisë së Putinit shkruajnë analistët Frederick W. Kagan dhe Kimberly Kagan, është doktrina e “kontrollit refleksiv”: ndryshimi i fakteve në terren “në mënyrë të tillë që armiku të zgjedhë vullnetarisht kursin e veprimeve të preferuar nga rusët, sepse është më i lehtë dhe gjithë të tjerët duken më të vështirë e më me rrezik, në mos të pamundur.”
Nuk është e thënë të ndodhë kështu. Pavarësisht propagandës ruse, Rusia është një shtet i dobët me kapacitete ushtarake në rënie, statusi i së cilës si fuqi e madhe është i bazuar në arsenalin e saj bërthamor. Por, duke vepruar me vendosmëri dhe në mënyrë provokuese, Putini ka gjetur mjetet të ripohojë sovranitetin rus dhe ngritjen duke mënjanuar sfidat ndaj regjimit të tij autoritar.
Rilexoni fjalimin e Putinit më 2007 në konferencën e sigurisë në Mynih, ku ai tha se “modeli njëpolar nuk është vetëm i papranueshëm, por dhe i pamundur në botën e sotme.” Zgjerimi i NATO-s tha ai më tej, “përfaqëson një provokim serioz që ul nivelin e besimit të përbashkët.” Pastaj erdhi kërcënimi: “Rusia është një vend me histori që shtrihet më shumë se 1000 vjet dhe gjithmonë ka pasur privilegjin të ushtrojë një politikë të jashtme të pavarur. Ne nuk do ta ndryshojmë këtë traditë sot.”
Një vit më pas qeveria e Gjermanisë dhe Francës, të frikësuar nga retorika e Putinit dhe të varur nga energjia ruse dhe marrëveshjet e armëve, hoqën dorë nga përpjekja e SHBA për të anëtarësuar në NATO ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë dhe Ukrainës. Të privuar nga garancia e NATO për siguri, të dyja këto vende të vogla e të varfra e demokraci të reja, u kthyen në pre e lirë. Putini pushtoi Gjeorgjinë më 2008. Ai vazhdon të ketë influencë aty.
Teknika e kontrollit refleksiv gjeti naivin prefekt te Barack Obama. Kur u bë e qartë më 2013 që presidenti nuk kishte interes të vendoste vijën e kuqe kundër përdorimit të armëve kimike në Siri, Putini dhe ministri i tij i jashtëm Sergei Lavrov u futën në lojë. Lavrovi sugjeroi në publik që Rusia do të ndihmonte SHBA në “shkatërrimin” e armëve kimike të Assad-it. Obama, frika më e madhe e të cilit është zbarkimi i forcave të shumta amerikane në Lindjen e Mesme, ishte gati të thoshte po. Papritur Amerika po bashkëpunonte me qeverinë e Rusisë dhe Sirisë (dhe tërthorazi me Iranin) të inspektonte dhe shkatërronte municionin. Ky vendim nuk shmangu vetëm ndërhyrjen amerikane dhe garantoi mbijetesën e Assad-it. Ai e lejoi Assad-in të vriste me lëndë kimike popullin e tij në të ardhmen.
Në 2014, kur protestat e detyruan presidentin ukrainas Viktor Yanukovych të arratisej te mbështetësit e tij në Moskë, Putini pa një mundësi të rimerrte Ukrainën nga perëndimi. Shtimi i forcave të tij ushtarake në kufirin lindor të Ukrainës e frenuan NATO-n nga reprezaljet e ashpra kur parlamenti rus aneksoi Krimenë. Teknika e maskirovka – keqinformim dhe mashtrim – shërbeu si mburojë për armatimin dhe stërvitjen ruse dhe futjen e “rebelëve” anti-Kiev në lindje.
Sanksionet dhe fjalët fyese nuk kanë pasur ndonjë efekt të ndalonin Putinin nga nxitja dhe përgatitja e një lufte civile vdekjet e së cilës kanë arritur në mijëra. Presidenti Obama nuk ka pranuar të jepte armë vdekjeprurëse mbrojtëse për ukrainasit pro perëndimorë, duke besuar se ndihma për Kievin që të vetëmbrohej do të “përshkallëzonte” situatën. Konflikti në Ukrainë tani është i ngrirë – Putini mund ta nisë dhe fikë atë sipas dëshirës. Qëllimi i tij mbetet: të zhvlerësojë pretendimet perëndimore për epërsi ideologjike dhe ushtarake, dhe të zëvendësojë presidentin Petro Poroshenko me një kukull të Kremlinit.
Dy javë më vonë, në një telefonatë me kryeministrin malazez, zv/presidenti Biden sinjalizoi se Amerika do të mbështetë aplikimin e Malit të Zi për anëtarësim në NATO. Bravo i qoftë. Por duhet ta pranojmë që kjo lëvizje është një gjethe fiku. Kjo mjegullon faktin që Obama do të jetë presidenti i parë në mbi dy dekada që nuk kryeson një zgjerim të NATO-s. Shtëpia e Bardhë mbështet një shtet strategjikisht pa rëndësi i rrethuar nga vende anëtare [të NATO]. Ouuu-iiii. Kjo është një metaforë për përkushtimin apatik të kësaj administrate ndaj aleancës – dhe Europës.
Kremlini e ka vënë re këtë ambivalentë. Ndërhyrja ruse në Siri është diçka më shumë se përkrahje për Assad-in. Lidershipi rus i një koalicioni pro Assad-it që përfshin Iranin dhe Irakun e zhvendos praktikisht Amerikën si fuqia e jashtme më me ndikim në rajon. Provokimet ruse kanë detyruar Uashingotnin të lutet për “mos-konflikt”, duke i dhënë Moskës liri veprimi në zonën e fluturimit siriane dhe irakiane. Dhe vendodhja e bazës ruse hap një front shtesë në luftën e Putinit kundër NATO.
Më pak se 50 milje nga kufiri i Turqisë – anëtare e NATO – baza ajrore Bassel al-Assad u jep forcave ajrore të Putinit aftësinë të zhurmojë e të fluturojë sipër jo vetëm Turqisë, por dhe aleatëve të SHBA si Izraeli, Jordania, dhe Arabia Saudite. “Kjo do të lejonte,” shkruajnë Kaganët, “avionët e tij do të lënë në hije Flotën e Gjashtë të SHBA rreth Mesdheut Lindor. Ai mund ta detyrojë Turqinë dhe aleatët e saj të NATO të vendosin patrulla lufte përgjatë kufirit jugor të Turqisë.” Mundësitë e një incidenti fatal rriten çdo ditë.
Putini po e grushton NATO-n. Shënejstra e tij e ardhshme janë shtetet balltike. Të dielën e shkuar në emisionin 60 minuta ai shpjegoi arsyen pse e ka quajtur rënien e Bashkimit Sovjetik “gjëja më e keqe që ndodhi shekullin e kaluar” ishte se, “se sa hap e mbyll sytë, 25 milionë njerëz e panë veten përtej kufijve të shtetit rus.” Qëllimi i tij është t’i rikthejë ata – të bashkojë rusët që jetojnë jashtë Rusisë në vendet balltike, Ukrainë e më tej.
Raimonds Vejonis, president i Letonisë, i thotë Wall Street Journal që sulmet ruse ndaj vendeve balltike janë në rritje. Në intervistën e tij me Charlie Rose, Putin veçoi Lituaninë: “Më shumë se gjysma e qytetarëve janë larguar nga vendi,” gënjeu ai. “A mund ta imagjinoni një situatë ku më shumë se gjysma e amerikanëve largohen nga territori i SHBA? Do të ishte katastrofë!”
Provoni këtë skenar: Dikur gjatë 16 muajve të ardhshëm, trazirat civile fillojnë në një apo më shumë vende baltike. Është popullsia ruse, që kërkon “pavarësi” nga qeveria qendrore dhe lidhja më të ngushta me Moskën. Shpërthejnë luftimet ndërsa tanket ruse grumbullohen në kufi dhe avionët fluturojnë mbi Riga ose Vilnus ose Tallin. Të tre janë objektiva. Le të marrim Vilnusin: Ndërsa në Lituani ka një pakicë rusësh etnikë, ai është ura tokësore që lidh Rusinë Mëmë dhe enklavën ruse të Kalinigradit. Furnizimi i Kalinigradit do të jetë casus belli i Putinit.
Shtet baltike i kërkojnë NATO-s të ndërhyjë – duke evokuar nenin 4 të marrëveshjes, gjë që kërkon konsultime, dhe mundësisht nenin 5, përdorimin e forcës. Por perëndimi është i shpërqendruar. Europa është e zaptuar nga kriza në Greqi dhe Ukrainë, nga referendumi britanik për të dalë nga BE, nga emigrimi i vazhdueshëm i myslimanëve drejt veriut. SHBA është e pushtuar nga zgjedhjet e saj presidenciale, Siria dhe Iraku e Afganistani, dhe nga kriza ekonomike.
Thirrjet për ndihmë shkojnë pa u dëgjuar. Administrata Obama nuk ma pranuar qoftë të përpiqej të siguronte baza sulmi të qëndrueshme në vendet baltike – që do të ofronin një pengesë të besueshme – me sa duket nga bindja se përgatitja e një mbrojtje realee është “provokuese”. Ne jemi shumë të ngarkuar, shumë të përqendruar te vetja, dhe të turbullt të shqetësohemi për premtimet e bëra ca vite më parë. Obama nuk i armatos ukrainasit. Çfarë na bën që të mendojmë se do t’i mbrojë lituanezët, letonezët apo estonezët.
Para se Shtëpia e Bardhë të marrë veten nga “befasia” e ngjarjeve në vendet baltike, Putini do ta ketë arritur qëllimin e tij strategjik dhe do të ketë vendosur kontrollin refleksiv mbi situatën. Presidenti Obama dhe kancelaria Merkel dhe Sekretari i Shtetit Kerry janë të sigurt të proklamojnë se historia do ta mundë Rusinë, edhe ndërsa akomodojnë veten në realitetin e Putinit. NATO do të shfaqet si një marrëveshje pa shpatë. Dhe miliona evropianolindorë do të kenë futen nën thundrën e Putinit. Viktima të babëzisë së Kremlinit. Viktima të dobësisë së Obamës.
"Postbllok"
Comments
Artikull interesant por nuk
Artikull interesant por nuk jep asnje shpjegim pse NATO ben expansion ne lindje?
Normali
z. Mathew Continetti, Dakord me rrezikun e Putinit,por kush e ftoi Bushin ne Irak qe e sulmoi sovranitetin e atij vendi padrejtesisht duke shkaktuar edhe destabilizimin e gjithe lindjes se mesme.Po ne Siri,kush e ftoi Obamen per te sulmuar dhe armatosur opoziten Siriane duke sjkaktuar destabilizimin e lindjes se mesme dhe krizen europiane me refugjatet e Sirise dhe te Irakut.Mesa duket ju personalisht jeni per lufte e jo per paqe,per armatosje e jo dialog.
Add new comment