Rritja ekonomike, Shano: Nuk tregon mirëqënie, konsumi është i ulët
Sipas Institutit të Statistikave, ekonomia në tremujorin e dytë të vitit u rrit me 2.53% dhe rritja erdhi kryesisht nga sektori i ndërtimit. Komponenti i konsumit rezultoi në rënie për të dytin tremujor radhazi, ndërsa kontribuesi kryesor ishin investimet.
Por “Tv Scan” trasmeton se tritja ekonomike e tremujorit të dytë nuk pasqyron rritje të standardeve të jetesës së qytetarëve shqiptarë. Eksperti i ekonomisë, Dritan Shano, thotë se rritja ekonomike ka ardhur pothuajse tërësisht si rezultat i disa shpenzimeve të shtuara publike, ndërsa aktiviteti privat nuk ka dhënë ndonjë shenjë të daljes nga stanjacioni. Shano është i mendimit se trysnia e lartë e qeverisë në ekonomi, përmes rritjes së taksave dhe aksionit të informalitetit po sjell një kosto në rritjen ekonomike. Sipas tij, problemet e ekonomisë nuk zgjidhen vetëm me masa represive, por duhet që biznesi të stimulohet dhe të motivohet.
Add new comment