"Honoris Causa” për De Biasin, rektori i UET-së, Gjura: “De Biasi ka bërë atë që nuk e bën politika, media dhe Religjioni”(video)

Postuar në 07 Tetor, 2015 20:07

Para disa ditësh, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, De Biasi, i nderuar nga Universiteti Europian i Tiranës me titullin “Honoris Causa”. Një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri ndër të tjerë. Po cili ishte motivacioni? Kjo është sqaruar gjatë emisionit “Prcesi Sportiv” në datën 5 tetor në Top-Channel, nga rektori i UET-së, Tonin Gjura. Bashkëbiseduesi i tij, Përparim Kabo e ka cilësuar titullin të pavend, sa kohë UET nuk ka programe sportive dhe si kundërshembull ka sjellë rastin e nderimit nga një universitet sportiv bullgar të trajnerit Carlo Ancelotti. Kabo ka thënë se kjo qëndron, edhe sepse aty trajneri i njohur italian mbajti një temë sportive me relatorin përkatës. Gjura nga ana e vet ka dhënë këtë përgjigje, e cila ka rëndësi të vlerësohet në të gjitha hollësitë, apo edhe nëntekstin:
“De Biasi mbajti një fjalim të shkëlqyer. Aty flet mirë për raportet, pse themi ne shqiptarët “unë luaj” dhe duhet të themi “ne luajmë”. De Biasi është menaxher dhe ne si universitet edhe pse nuk kemi programe sporti, kemi programe të menaxhimit. Duhet të dish strukturën e universitetit për të parë sesi e kemi parë ne De Biasin. E kemi parë si menaxher. Jemi nisur pra nga kjo, jemi nisur nga fryma e bashkëpunimit në ekip, ajo që i mungon sot shoqërisë shqiptare. Dhe momentin përbashkues e kemi parë në një aspekt tjetër. Ne e shikojmë sesi funksionon politika sot në Shqipëri, media, por le ta themi edhe religjioni. Kanë shumë për të bërë, për të mos thënë që ndonjëherë përçajnë. E kundërta me De Biasin, me ekipin tonë...”(minuta 27).

Comments

Submitted by Eccc aty (not verified) on

Ky gjuraj eshte tamam nje 'derr i vetkenaqum' nisur nga mundesia qe i ka dhene henri cili qe te vetkenaqet si rektor i universitetit shkodran te tiranes.
Ne historine uet-de biazi ky eshte thjesht nje marionete, nje brockullites qe ne njeren ane i dhane mision te legjitimonte idiotesine, ne anen tjeter perfaqeson jenicerin e devotshem te bindur, vetofrues, yesman!!!! Ne historine uet-de biazi madje as henri cili nuk eshte ideatori i saj por i perdoruri nga rama. Rama i ka thene nikolles 'qysh ta shpwrblejme' de biazin, te dy kane gjetur si zgjidhje dhenien e titullit nga uet, dhe vete cili kur i eshte kerkuar kjo gje padyshim qe nuk ka patur asnje arsye te ish kunder ndonese e gjithe hiatpria eshte nhe maskarade tipike ala shqiptare nga ato qe dime te proshojme vetem ne!!!!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.