Reagon ambasadorja Tomasova: Vetoja ishte për reformat, jo për CEZ-in

Postuar në 02 Tetor, 2015 13:47

Në debatin politik të ditëve të fundit është deklaruar fakti që shitja e sektorit të shpërndarjes së energjisë për kompaninë çeke CEZ u bë edhe për të hequr veton e Çekisë për marrjen e statusit kandidat. Në kohën kur Shqipëria paraqiti kërkesën, Çekia kishte presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Por ambasadorja e Republikës së Çekisë në Shqipëri ka mohuar se vendi i saj ka vendosur veto ndaj Shqipërisë, nisur nga marrëdhënia me kompaninë energjitike CEZ. Këtë deklaratë ajo e ka bërë gjatë një vizite në qytetin e Elbasanit. “Nuk besoj se probelmi kryesor është CEZ-i. Si diplomat i huaj, nuk dua të komentoj për një çështje që është një çështje ndërpolitike në vendin tuaj. Në fakt, zotërimi i ligjit dhe një gjyqësor i pavarur janë shumë të rëndësishme për operimin e kompanive në vend, për zhvillimin e suksesshëm të punës së tyre dhe për prosperitetin e vendit tuaj. Në fakt, marrëveshja me mirëkuptim e qeverisë shqiptare me CEZ-in është mbështetur nga Banka Botërore dhe Komisioni Europian. Kur ne japim statusin për një vend konsiderojmë se si kanë ecur reformat në atë vend. Ne tani po presim raport-progresin që lëshohet nga Komisioni Europian dhe do të diskutojmë mbi të”, u shpreh Bronislava Tomasova. 

Comments

Submitted by Bjondisimo (not verified) on

Mire, bjondi, shume mire e thua,
vetoja behej per reformat, jo per parate...
por a na thua dot se "u kry Bace, u kry reforma' sapo Tirana leshoi kuponin?!

Nese u kryen, pse nuk na qasni ne Europe, qe te shpetojme edhe ne prej ketyre rivaleve qe e shesin Shqiperine, sa here qe eshte pjese e Kolltukut te Njeshit?!

Europian (apo Evvvvropian i Fishtes) ishte edhe ai qe, pak dite me pare, deklaroi se "marrveshka u nenshkrua nw zyren time"?

Me shume i keni perkedhelur e mbajtur ju, evvvropianet, keta birbo ne Pushtet, se sa vete ne shqiptaret, qe nuk mendojme se si t'i heqim qafe, por se cilin prej tyre te ngjisim ne krie fare...

Pjese e Europes, apo pjese e EVVVVropes po behemi, bjondi?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.