Tomasova
Reagon ambasadorja Tomasova: Vetoja ishte për reformat, jo për CEZ-in
Në debatin politik të ditëve të fundit është deklaruar fakti që shitja e sektorit të shpërndarjes së energjisë për kompaninë çeke CEZ u bë edhe për të hequr veton e Çekisë për marrjen e statusit kandidat. Në kohën kur Shqipëria paraqiti kërkesën, Çekia kishte presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Por ambasadorja e Republikës së Çekisë në Shqipëri ka mohuar se vendi i saj ka vendosur veto ndaj Shqipërisë, nisur nga marrëdhënia me kompaninë energjitike CEZ. Këtë deklaratë ajo e ka bërë gjatë një vizite në qytetin e Elbasanit. “Nuk besoj se probelmi kryesor është CEZ-i.